PD: Rama gënjen kur thotë se do ia kthejë pronat shtetit
TIRANË - Partia Demokratike akuzoi sot kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, se gënjen kur thotë se do ia kthejë pronat shtetit.
“Edi Rama më i çoroditur se një ditë më parë tha sot se do ia kthejë pronat shtetit. Rama jo vetëm që gënjen, por tregon edhe që nuk di asgjë farë nga shteti ligjor, dhe kërkon të zëvendësojë shtetin ligjor me komunizmin e dajës së tij. As nuk di dhe as nuk pyet dhe del qoftë gënjeshtar, qoftë i paditur, qoftë i zellshëm për të shtetëzuar pronat e shqiptarëve. Si nuk pyet dikë e t'a sqarojnë se ka vendime të Gjykatës Kushtetuese që nuk e lejojnë qeverinë, as Kryeministrin, as ministrin dhe asnjë agjenci të Kryeministrit të bëjë gjykatësin, të anulojë vendime gjykatash apo prona dhe të zgjidhë konfliktet?”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.
“Mos vallë Rama mendon të shfuqizojë kushtetutën, ligjet dhe gjykatat? Dhe ti zëvendësojë ato me agjencinë e bregdetit me në krye Koçon e tij. Edi Rama është një armik i provuar i suksesit dhe idetë e tij të së shkuarës po bëhen çdo ditë e më shumë boshti i fushatës mavi”, vijoi Vorpsi.
Sipas PD-së, “Rama tashmë ka deklaruar se ai do të shfuqizojë koncesionet që krijojnë vende pune, si hidrocentralet, duke i shkurajuar këto investime ç’ka ka sjellë humbje të vendeve të punës, mendoni çdo të ndodhte nëse ai do të kishte më shumë pushtet”.
Ndryshe nga Edi Rama, vijon deklarata e zëdhënëses Vorpsi, “Partia Demokratike beson se sipërmarrja e lirë është çelësi i suksesit të një vendi, është burimi i vendeve të reja të punës, është motori i zhvillimit. Për këtë arsye, Partia Demokratike ka krijuar lehtësira për biznesin, ka vendosur në Shqipëri taksat më të ulta në Europë mbas të cilave bizneset e vogla dhe të mëdha janë 2 dhe 3-fishuar dhe së bashku me to punësimi dhe është angazhuar në një qeverisje të vogël, në një shtet të vogël e të fortë, që nuk i merr frymën sipërmarrjes, por që krijon ambientin e duhur për lindjen, rritjen dhe zhvillimin e aktivitetit privat”.
“Partia Demokratike beson se qytetari është i pari, dhe çdo politikë e qeverisë dhe e shtetit shkon në këtë drejtim. Privatizimet dhe koncesionet transparente që ne kemi bërë, kanë bërë të mundur thithjen e investitorëve të huaj dhe vendas, kanë bërë të mundur mbi 4 miliard dollarë investime të huaja dhe rritjen e eksporteve nga 66 miliard lek në vitin 2005 në 212 miliard lek vitin që shkoi. Ndërtimin e rrugëve të reja, të shkollave të reja, të spitaleve të reja! Privatizimet dhe koncesionet transparente të Partisë Demokratike kanë bërë të mundur rritjen e rrogave dhe pensioneve”, theksoi Vorpsi.
“Edi Rama është dhe do të jetë një rritës serial i taksave, dhe një mace e zezë për biznesin gjë që frenon projektet e krijimit të vendeve të punës, por Partia Demokratike mbetet e vendosur të punojë për zhvillimin e qytetarit dhe bizneseve, dhe do të përdorë të gjithë instrumentet e mundshëm për të krijuar rritje të biznesit, vende pune dhe paga më të mira!”, përfundon deklarata e PD-së.
(BalkanWeb)