E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ref. zgjedhore, Rama: Ftojmë të gjitha partitë të përmirësojmë sistemin

TIRANË- Opozita shqiptare fton spektrin politik në një debat të hapur për reformën zgjedhore për të prekur sistemin në dakortësi me cdo palë. Deklarata erdhi nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. 

“E kemi thënë që në krye të herës dhe do këmbëngulim. Ne jemi për ta prekur dhe sistemuar në dakortësi me të gjtitha forcat politike për të adresuar shqetësimet e partive të vogla, jo si interes i PS-së, por si interes publik. Ne jemi të gatshëm të marrin një nismë publike për të ndarë debatin me forcat e tjera publike dhe me publikun, debati është zhvilluar në mënyrë sporadik, me deklarime të palëve vec e vec, por nuk është një debat që përshin publikun. Jemi të gatshëm për cdo nisme që marrin forcat e tjera politike, pasi bëhet fjalë ëpr të garantuar reformën dhe jo vetëm një palë, se në këtë fazë e rëndësishme që debati të bëhet në mënyrë tranperente dhe të hapur. Rruga e përbashkët bënë të mundur gjetjen e konsensusit”,- deklaroi Rama. 

Kryesocialisti u shpreh se qëndrimet dhe ballafaqimi i argumenteve të kundërta nuk mund të jetë shkak për të bllokuar procesin. Ndërkohë që shprehet se rekomandimt e OSBE/ODIHR do të mund të shmangin precedentin e vjedhjes së votës së qytetarit. 

"Në procesin e reformës zgjedhore kemi qënë dhe do jemi koherent. Kemi kontribuar dhe kontribuojmë për një reformë që të rekomandojë të gjtiha rekomandimet dhe gjetjet e OSBE/ODIHR dhe të përbushë nevojat që kanë dalë nga proceset e manipuluara për të mos lejaur më, që votat e qytetarëve të mund të grabiten. OSBE/ODIHR është udhërrëfyesi për të përgatitur një kod zgjedhor që garanton që cdo votë të numërohet", u shpreh Rama. 

RAMA: TOPALLI MBAN NË SISRAT MANDATIN E SESERIT
Kryesocialisti Edi Rama ka akuzuar kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli se po mban peng mandatin për pasuesin e deputetes Rudina Seseri, ashtu sic po veprohet me mandate të rëndëisshme të gjyqësorit. 

“Sot mbahet peng nga qeveria në funksion interesash që nuk kanë të bëjnë fare me Kushtetutën dhe ligjin dhe parimet më themelore të demokracisë, por vetëm me pushtetin. Të gjithë e dëgjuan edhe dje argumentimin në thojza që i bëri kryeminsitri mbajtjes peng të mandatit. Mandati mbahet peng në sirtarin e Jozefinës. Është i disati mandate që mbahet peng në mënyrë antikushtetuese në kundërshtim me Kushtetutën, ashtu sic mbahet peng mandati i gjykatës Kushtetuese dhe gjykatës së Lartë dhe provesi ripërtërites për bordin e këshillit kombëtar të Radio e Televizionit që drejtohen sot nga persona pa mandat dhe paguhem nga taska penguesit jashtë mandatit ligjor”,- u shpreh Rama.

lajmi vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›