Puna e shkencetares Rosalind Franklin kontribut madhor ne gjenetike

Shume njerez nuk ia kane degjuar ndonjehere emrin shkencetares Rosalind Franklin. Kerkimet e saj ndihmuan ne zbulimin e mistereve te struktures se ADN-se. Ne vitin 1952 ajo beri radiografine e nje molekule qe tregonte se ADN-ja kishte formen e dy fijeve qe mbeshtilleshin rreth njera-tjetres duke marre trajten e nje shkalle spirale. Imazhi i marre nga radiografia i njohur si fotografia numer 51 u dha mundesi shkencetareve te krijojne modelin e ADN-se. Ne muajin e historise se gruas ne Qendren e Komunitetit Hebraik ne Uashington eshte vene ne skene nje drame mbi punen e shkencetares Franklin ne nje kohe kur shkenca ishte terren ekskluziv i burrave
shte momenti magjik i Fotografise 51. Shkencetarja Rosalind Franklin sheh formen e ADN-se se nje molekule.
Ajo ishte me profesion kimiste e diplomuar me graden e doktores se shkencave nga Universiteti i Kembrixhit. Rosalind Franklin ishte ne te 30-at kur po bente kerkime mbi AND-se. Ishte fillimi i viteve 1950.
Drama tregon punen e saj te palodhur dhe pergjithesisht te pavarur shkencore. Ajo shpesh kishte konflikte me koleget e saj qe e trajtonin me mosperfillje per shkak se ishte grua. Daniella Topol eshte regjisore e drames
Nuk e therrisnin Dr. Franklin por Zonjusha Franklin. Nuk e lejonin te hante ne dhomen e shkencetareve ku lejoheshin gjithe koleget e saj meshkuj. Ata kishin krijuar per te nje mjedis ku ajo smund ti besonte askujt.
Zonja Franklin u perpoq te kuptonte si funksiononte ADN-ja por nuk kishte mundesi. Pa lejen e saj kolegu Maurice Wilkins ia tregoi fotografite e saj shkencetarit amerikan James Watson. Se bashku me kolegun britanik Francis Crick ata arriten te ndertojne modelin e ADN-se. Kur shkencetari Watson pa fotografite ai e kuptoi se AND-ja kishte formen e nje shkalle spirale te krijuar nga dy fije duke arritur keshtu te ndertoje modelin.
Ne vitin 1962 Crick Watson dhe Wilkins moren mimin Nobel ne Mjekesi kater vjet pas vdekjes se Rosalind Franklin nga kanceri ne moshen 37 vjec. mimi u jepet vetem personave qe jane gjalle. Gjate ceremonise nuk u permend kontributi i shkencetares Franklin. Kolegu i saj Watson e kishte mohuar ne nje mase te madhe kontributin e saj. Por Francis Crick i cili vdiq ne vitin 2004 ka thene se zonja Franklin ishte vetem dy hapa larg zgjidhjes se misterit te ADN-se.
Daniella Topol shpreson qe drama jo vetem tu jape njerezve fakte per shkencetaren por edhe nje menyre per te kuptuar boten e saj
Dua qe njerezit te kuptojne sa shume arriti Rosalind Franklin dhe sa me shume mund te kishte arritur nese nuk do ta kishin izoluar vecuar dhe diskriminuar.
Rosalind Franklin hapi shtegun e pare ne kerkimet mbi ADN-ne. Fotografia e saj ndihmoi per te ndryshuar perjetesisht fushen e gjenetikes.