SHBA Romet mendojne se jane objekt diskriminimi

Ne Shtetet e Bashkuara romet shpesh shihen si nje popullate me nje kulture te larget madje ekzotike. Historikisht romet e kane pasur te lehte te integrohen ne shoqerine amerikane nderkohe qe kane ruajtur traditat e tyre. Por kjo eshte shoqeruar me pasoja. Ne pjesen e dyte te serise rreth jetes se romeve ne Shtetet e Bashkuara do tju sjellim hollesi rreth padrejtesive qe disa rome kane perjetuar kur jane perpjekur te bejne pune tradicionale.
Gene dhe Aaron Williams jane kusherinj. Ata punojne si kontraktues ne biznesin e shtrimit te rrugeve. Zyrat i kane ne shtetin e Texasit por punojne edhe ne pjese te tjera te Amerikes. Ata jane rome dhe thone se shpesh jane diskriminuar per shkak te etnise te tyre. Gene ka ruajtuar te regjistruar nje reklame te transmetuar ne nje radio lokale nga nje konkurrent biznesi ne vitin 2008.
Kini kujdes nga ciganet qe vertiten neper qytet. Ata ju marrin parate dhe ikin.
Aaron Williams thote se prej me shume se 30 vjetesh ai ka qene nje kontraktor i ndershem. Por reklama te tilla jane shkaku se pse ai nuk u tregon kurre klienteve se eshte rom.
Do te ishte njesoj sikur tu thosha njerzve se jam nje djall i mire ose i keq. Njerzit nuk mendojne se ciganet ekzistojne. Ata mendojne se te jesh cigan eshte nje forme te jetuari se ne duam te jemi hajdute dhe si pasoje na duhet te levizim nga nje vend ne tjetrin. Kjo nuk eshte e vertete. shte ne kulturen tone qe ne te levizim.
Edhe kineasti rom George Eli mendon se romet vihen ne shenjester vecanerisht nga forcat e rendit ... madje ai ka realizuar nje dokumentar rreth pervojes se tij si rom ne Shtetet e Bashkuara. Ai thote se shumica e grave ne familjen e tij jane fallxhore dhe njera prej tyre u merzit shume kur ai u perpoq ta filmoje.
E pyeta se pse u tregua aq e pakenaqur. fare e beri ate te kundershtonte. Une e dija se ajo nuk kishte bere asgje te keqe. I thashe se ne jemi rome dhe i kerkova te me shpjegonte arsyen. A e di se cme tha Ti je i cmendur me tha. Do te na besh te perfundojme te gjithe ne burg
John Grow ka qene polic ne qytetin e Baltimores. Ai kryeson nje organizate qe trajnon njerezit e rendit se si te luftojne skemat e vjedhjes pra kur dikush perpiqet te te mashtroje e pastaj te te marre parate. Zoti Grow thote se organizata e tij nuk ve ne shenjester romet por sidoqofte te dyshuarit per krime te tilla jane shpesh rome.
Focusi yne eshte te krimet dhe hajdutet qe i bejne keto. Ne disa prej ketyre rasteve sidomos me njerez qe merren me fall apo manipulojne me riparimet shtepiake te dyshuarit ndodh qe jane cigane.
Por Aaron Williams mendon se shpesh policia nuk tregohet e drejte.
Policet nuk na trajtojne si duhet veprojne ndaj nesh pa kriter. Ne shikojme punen tone ne fakt ne i sherbejme komunitetit por trajtimi ndaj nesh ka motive raciste.
Zoti Grow ben trajnime per forcat e rendit ne te gjithe vendin. Ato nuk jane te hapura per median por ne lajmerimin per nje trajnim per shembull thuhet se qellimi eshte qe te pranishmit te njihen me mentalitetin e atyre qe kryejne krime te tipit cigan.
Behet fjale per nje shoqeri te vecuar ... ajo ka evoluar me kalimin e viteve duke iu pershtatur vazhdimisht kushteve aktuale. Ata kane rregullat e tyre. Ata respektojne rregullat e tyre por jo tonat. Ligjet tona thjesht nuk u pershtaten sa duhet atyre.
Por profesori i Universitetit te Texasit Ian Hancock thote se nuk ka krime qe te kryhen nga romet por jo nga popullsi te tjera. Ai thote se zanate te tilla si te qenet fallxhor apo punetor endacak mund te shpjegohen me vete historine e romeve. Nga fundi i shekullit te 13-te romet imigruan ne Evrope nga India ku profesor Hancock thote se zanati i fallxhorit ishte prestigjoz. Deri ne vitet 1500 shume prej tyre erdhen si skllever ne Rumani. Popullata te tjera rome leviznin vazhdimisht si pasoje e formave te ndryshme te diskriminimit.
Ne nje bote ku atyre u duhej te leviznin vazhdimisht dhe te linin pas cdo gje ata nuk mund te merrnin me vete cdo gje materiale.
Aaron Williams thote se eshte krenar per trashegimine e tij rome dhe produktet e punes se tij. Por ate e zemeron trajtimi qe i behet e qe ai mendon se nuk do te pranohej nga grupe te tjera.
Ne nuk jemi qenie te huaja. Ne kemi lindur diku ne kete planet dhe mendoj se duhet te kemi te drejten te jetojme ketu.
Disa te rinj rome ne Shtetet e Bashkuara jane integruar me mire ne shoqerine amerikane se sa prinderit e tyre.