E Diel, 1 Nëntor 2026

Polaket votojne ne zgjedhjet parlamentare

Polaket po votojne sot ne zgjedhjet parlamentare te cilat mund ti japin partise se kryeministrit Donald Tusk nje mandat te dyte kater vjecar per te ndjekur reformat ekonomike dhe per te permiresuar lidhjet me pjesen tjeter te Evropes.

Votuesit po zgjedhin 460 anetare te dhomes se ulet te parlamentit dhe 100 anetare te senatit. Partia qe siguron me shume vende do te formoje qeverine e re. Anketat e fundit te opinionit javen e kaluar tregonin se partia ne pushtet ka nje epersi ndaj opozites.

Ne nje ankete mbeshtetja per partine e Platformes Civile ishte 31 perqind ndersa per partine Ligj dhe Drejtesi te opozites ishte 21 perqind. Rezultatet e para zyrtare nga Komisioni i Zgjedhjeve pritet te shpallen neser.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›