E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poledica dhe Nikoliç, dy serbë për Dinamon

Lojtarët në fjalë kanë një CV-i të pasur, por pritet çfarë do të tregojnë në fushë

Dinamo, skuadra kampione, duket se nuk e ka mbyllur ende merkaton. Madje, pas barazimit të papritur në javën e parë të kampionatit, me Teutën, drejtuesit blu janë hedhur në sulm për të sjellë të tjerë lojtarë. Në këtë kuadër, që dje ka mbërritur në Tiranë dhe ka nisur stërvitjen me blutë futbollisti serb, Mirko Poledica, që luan në rolin e mbrojtjes, lojtar që ka luajtur së fundi me Sllavian e Sofjes. Ai ka debutuar më 2002 me FK Zemun të Serbisë, ndërkohë që në kampionatin serb ka luajtur edhe me FK Bezanijan. Eshtë 189 cm i gjatë. Ndërkohë, burimet pranë kampionëve kanë konfirmuar se sot pritet t'i bashkohet Dinamos edhe një mesfushor i majtë, që quhet Danilo Nikoliç. Edhe ku është lojtar serb, por që ka edhe nënshtetësi çeke. I gjatë është 190 cm. Në CV-në e tij figurojnë disa ekipe, si FK Borac, FK Vojvodina, Lech Pozna, Sparta e Pragës, Legia e Varshavës, Pogo Szczecin, Sllavja e Sofies, FK Smederevo, FK Çukariçki, FK Borac. Lojtarët në fjalë janë sugjeruar si mjaft cilësorë, por do të jetë stafi teknik, me në krye Daliçin, ai që do të vendosë për fatin e tyre, pasi t'i testojnë në disa seanca stërvitore. Megjithatë, ajo që ia vlen të theksohet, është fakti se Dinamo është ende e përfshirë në merkato, gjë që është kërkuar pas barazimit me Teutën edhe nga trajneri i saj kroat, i cili ka nënvizuar se nga skuadra kampione e sezonit të shkuar janë larguar mjaft titullarë, që duhet të zëvendësohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›