E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telefonata e përgjuar Karaxhiç Çosiç

Biseda mes kriminelit të luftës aktualisht në Hagë dhe akademikut të njohur antishqiptar

(biseda e bërë më 15.02.1992; nr. intern: ÇD-5-30-11.01.006; Kontrolli tëlefonik ‘’LATAS’’)

Radovan Karaxhiç: Alo.

Dobriça Çosiç: O, Radovan!

Radovan Karaxhiç: Mirëmbrëma.

Dobriça Çosiç: Mirëmbrëma, sot pashë atë deklaratën tënde, këtu e dha Beogradi.

Radovan Karaxhiç: Aha, çfarë, atë në Lajme, e?

Dobriça Çosiç: Po.

Radovan Karaxhiç: Aha.

Dobriça Çosiç: Po, dhe ajo është mbaruar ashtu si është dasht të mbarojë.

Radovan Karaxhiç: Po, vetëm se tani unë kam një ndjenjë shumë të fortë dhe mendoj se Alija dëshiron ndarjen. Alija nuk do ta shtyjë këtë sepse e sheh që ne po e shtyjmë si dhe Kroatët e dëshirojnë këtë.

Dobriça Çosiç: E, mirë, kroatët, unë nuk e kam kuptuar, ai referendumi i tyre është... çfarë pastaj?

Radovan Karaxhiç: Ata dëshirojnë në pyetjen e tyre, kjo është e mirë, ju kam thënë unë.

Dobriça Çosiç: o le pash një zot, për kroatët?

Radovan Karaxhiç: Po, po.

Dobriça Çosiç: Vetëm për kroatët?

Radovan Karaxhiç: Po, kjo i bie tamam siç duhet. Tre referendume nacionale dhe pastaj kemi, d.m.th., tre vullnete politike.

Dobriça Çosiç :(Qeshet...)

Radovan Karaxhiç: Nuk mundet më mirë.

Dobriça Çosiç: Po, ajo është, unë kam pas frikë se ata kam dyfish, të them të drejtën, kupton?

Radovan Karaxhiç: Po.

Dobriça Çosiç: S’e kam kuptuar mirë, nuk e kam përcjellë më vëmendje.

Radovan Karaxhiç:...sipas asaj çfarë më thonë mua ose sipas asaj se si sillen kundrejt mëje, ata nuk duan as Bosnjën unitare, as ndonjë lloj të Jugosllavisë. Pastaj unë thashë, një ditë i thashë dhe gazetarëve, të gjitha i numërova që kush dhe çfarë don dhe unë thashë se të gjitha këto duhet të respektojmë.

Dobriça Çosiç: Në mënyrë perfekte e ke formulu këtë.

Radovan Karaxhiç: E keni përcjellë këtë pjesë?

Dobriça Çosiç: perfekt.

Radovan Karaxhiç: Që këta nuk duan- ne duhet t’i respektojmë...

Dobriça Çosiç: Kjo ka qenë e formuluar në mënyrë kolosale, mëse thjesht dhe mëse bindëse. Kjo ishte e formuluar në mënyrë kolosale. Kjo ka qenë diçka shumë precize, aq precize sa je përgjigjur shumë qartë dhe thjeshtë...

Radovan Karaxhiç: Që vullneti i secilit duhet respektuar, dhe t’i heqësh të gjitha mundësitë e dominimit.

Dobriça Çosiç: Në mënyrë demokratike dhe ndershmërisht. S’ka, ajo ishte përgjigje më e duhur. Më ke pëlqyer shumë.

Radovan Karaxhiç: A e kanë dhe njësoj këtë edhe atje lart, a?

Dobriça Çosiç: Po si jo.......Kjo është kolosale, demokratike dhe s’ka se si të jetë më mirë...

Radovan Karaxhiç: Aty kemi filluar po ashtu edhe më Evropianët. Unë mendoj se ata kanë ik atje dhe kanë qenë mjaft korrektë. Mendoj se kanë ik më një vërtetim se Bosnja, kështu si është, jo vetëm që mendoj, por dhe e ndjej që kanë thënë në njëfarë mënyre, që Bosnja kështu si është nuk mund ta pranojë kurrsesi.

Dobriça Çosiç: Nga ishin, kush ishin figurat më zyrtare?

Radovan Karaxhiç: Ky zëvendësi i De Pinjeirov. Po, po zëvendësi i tij.

Dobriça Çosiç: Aha, e mirë, gjithsesi është diçka.

Radovan Karaxhiç: Kjo është mjaft lart.

Dobriça Çosiç: Po, po.

Radovan Karaxhiç: Ata kanë kërkuar që të shkojmë radhën tjetër diku në Evropë, pastaj prapë këtu. Un personalisht më tepër do dëshiroja këtu, por Alija po manipulon, aty prapë e kemi kapur. Nuk kanë lejuar të futën 5 deputetë të pavarur. E, dhe zgjedhin opozitën, unë këtë menjëherë e kam thënë, ja, të nderuar, shihni një prej manipulimeve. Ata zgjedhin se cila opozitë do vijë aty, pastaj Keçmanoviçi mirë e ka deklaruar, ai prej SPO(nuk e di çfarë shkurtese është) tha diçka të parëndësishme, por në bazë dhe ai tha ose kundër referendumit, ose kantonizim. Keçmanoviçi gjithashtu është kundër referendumit ose kantonizimit.

Dobriça Çosiç: Dhe ai?

Radovan Karaxhiç: Ja, ja, konsensus, kantonizim, po, po, pastaj Kaliniç njësoj, pastaj socialistët kanë qenë kundër referendumit. Vetëm komunistët kanë qenë për referendum.

Dobriça Çosiç: A, këta Durakoviçet?

Radovan Karaxhiç: Durakoviç është paraardhësi i kësaj dhe ai është koalicion i kompletuar.

Dobriça Çosiç: Mirë është...Ej, po mua më duket se, ashtu duke e ndjekur atë, natyrisht, ky është i vetmi moment që iu intereson jeta politike e vendit të tyre, mua më duket që Kroatët, që Zagrebi ka vendosur për Hutin kurse ka ngritur duart prej pëllumbit në Drin.

Radovan Karaxhiç: Po, po, e qartë, bile sot në darkë kemi çmontuar një minë, të cilën e kanë montuar sigurisht HOS-cat thellë në zonën tone diku atje në Tasovçiç. Ata shumë keq po luajnë, e din, edhe aty është, dhe aty duhet patjetër, nëse do të bëhet definitivisht diçka më ta, ata duhet të sigurojnë mbrojtjen për të, sepse ata janë, të themi, dhe 18 vjeçar, kemi parandjenjën sipas marrëveshjes, kanë lënë disa rezerva ndaj Jugosllavisë, rrethe klerikale. Ata gjithmonë lënë.

Dobriça Çosiç:Në Bosnje?

Radovan Karaxhiç:Jo, në Kroaci.

Dobriça Çosiç:Aha, po si jo.

Radovan Karaxhiç:Dhe ata gjithmonë e lënë, bëjnë një variant, një grup i cili pranon atë.

Dobriça Çosiç:Ky ka qenë Stepinaç.

Radovan Karaxhiç:A, po, po, a grupin tjetër...

Dobriça Çosiç:Për arsye se ka qenë në Solun, kupton.

Radovan Karaxhiç:Po, po, kështu që ata tani do thonë ja mi tani do reagonim, por HOS*cat, po prapë s’ka fjalë, ne mirë qëndrojmë në vendin tonë dhe ne tani kemi këshill të mirë ministral, të gjitha i kemi përgatitur, ne mundemi të funksionojmë totalisht si shtet absolutisht pa asnjë...

Dobriça Çosiç:Po a...ti tani do në Banja Luk?

Radovan Karaxhiç: S’ka fjalë, Sarajeva është kryesorja.

Dobriça Çosiç:Prit, çfarë bëhet më Banja Lukën, ajo atje ka...

Radovan Karaxhiç:Ata atje kanë regijen atje, kam disa budallenj atje të cilët në secilin moment presin t’i keqësojnë gjërat, ta bëj atë pjesë problematike, por unë nuk po lejoj atë, për arsye se nuk është problematike, kjo është punë e pastër.

Dobriça Çosiç:Po, po. Ej më dëgjo a mos preken diku këto katër regija?

Radovan Karaxhiç:Të gjitha janë në një pjesë.

Dobriça Çosiç:Au...lidhen e?

Radovan Karaxhiç:Lidhen plotësisht të gjitha.

Dobriça Çosiç:E, mirë, myslimanët as nuk po tentojnë të gjeneralizojnë territorin e tyre.

Radovan Karaxhiç:Bile as nuk po tentojnë, a ata kanë dhe një territor të integruar shumë të mirë në Bosnjën e mesme i cili është më të vërtetë më i pasuri dhe më i zhvilluari, janë Visoko, Zeniça, pastaj lart Tuzla, pastaj ajo Graçaniça, Lukavaçi e të tjera...

Dobriça Çosiç:Po, me të vërtetë ata kanë një industri të fortë.

Radovan Karaxhiç:Po, po, ata aty mirë qëndrojnë. Kroatët po ashtu kanë poshtë territor të integruar prej Hercegovinës perëndimore deri në Bosnjën e mesme, kurse në Posavin ne i kemi rrjep, por, aty mund të merremi vesh të bëjmë një marrëveshje rreth plantazheve ose diçka të tillë.

Dobriça Çosiç:Ju jeni më të vërtetë agronom i mirë, po ashtu dhe fermer.

Radovan Karaxhiç:Tokë kemi sa të duash, por ata kanë fabrikat, vetëm disa fabrika janë guri në zjarr.

Dobriça Çosiç:Disa të tjera më të mira mos kanë e?

Radovan Karaxhiç:Disa të tjera mos kanë, ua thashë unë këtë Evropianëve, ja shiheni, ne jemi 32%,dhe mirëmbajmë 64% të tokës, a kemi 25% të pasurisë kombëtare. E shihni që jemi zhvilluar shumë më ngadalë, ky është njëri prej treguesve i cili...

Dobriça Çosiç:Po, po...... të jemi shtet ekologjik.

Radovan Karaxhiç:Po pra, mundemi të shpallemi si shtet ekologjik, po nga ana tjetër na kanë kurdisur këto hartografët variantin më të mirë të kartave në të cilat kemi 61.3% të territorit.

Dobriça Çosiç:Kurse tani 61.3 e ?

Radovan Karaxhiç:A përndryshe sipas historisë, ne do kishim rreth 70%, para gjenocidit bëhet fjalë.

Dobriça Çosiç:Po, po.

Radovan Karaxhiç:Por duhet të jemi më korrekt, duhet të jemi të shtypur, të lirojmë dhe myslimanët dhe kroatët që dhe ata të integrojnë territoret e tyre, kështu që tre republika në Bosnjë mund të jetojnë totalisht qetë, nuk ka asnjë problem.

Dobriça Çosiç:E, tani, nëse këta prej bashkësisë evropiane shpejtojnë t’i pranojnë?

Radovan Karaxhiç:Asgjë, ne atyre atë nuk do ia pranojmë kurrë. Kjo atyre nuk do t’ju thotë asgjë, sikurse Bullgaria që i ka pranu dhe asgjë askujt. Asgjë askujt, kjo është e gjitha...

Dobriça Çosiç:Po Gjermania?

Radovan Karaxhiç:Gjermania jo.

Dobriça Çosiç:Akoma jo?

Radovan Karaxhiç:Jo, jo. Turqia dhe Bullgaria, unë kam qejf që Turqia ka pranuar, për arsye, sepse vetëm serbeve i thua që Alija ka thënë se Turqinë e kemi vëlla.

Dobriça Çosiç:(Qeshet) Po,po,po.

Radovan Karaxhiç:Pastaj ai ka kaluar dhe me një pjesë tjetër dhe në letrën e tij ka shprehur merakun e emigrimit; pastaj ne i kemi treguar Evropianëve që ky është një plan që Turqit të emigrojnë në Bosnjë, për arsye se ata kanë planin për emigrimin e Turqve në Bosnjë.

Dobriça Çosiç:Po, po, kjo po flitet.

Radovan Karaxhiç:Po, po ata munden në kantonin e tyre.

Dobriça Çosiç:Munden, pse jo, ata munden, kanë para, do i marrin...

Radovan Karaxhiç:E, nëse ata dalin nga shteti federal, sepse shteti federal apo Jugosllavia, monarkia atë emigrim ka paguar dhe ajo është marrëveshja ndërkombëtare mes Jugosllavisë dhe Turqisë.

Dobriça Çosiç:Po, kjo është e paguar.

Radovan Karaxhiç:Po dhe tani të gjitha ato janë të paguara dhe të gjithë ato taksa janë të rregulluara dhe tani ata do donin që t’iu ndahen shtetit federal dhe sikur nuk kanë më obligime ndaj asaj marrëveshje, por edhe sikur edhe të ndahej Bosnja, duhet patjetër të ketë për obligim që të marrë të gjitha përgjegjësitë.

Dobriça Çosiç:Po, po, po.

Radovan Karaxhiç:Dhe nuk mund që t’i asgjësoj.

Dobriça Çosiç:E vërtetë, shumë e vërtetë.

Radovan Karaxhiç:Gjithsesi, ky është një vulgarizim i budallenjve dhe unë e kam kuptuar që përfundimisht edhe ata kështu duan, natyrisht jo të gjithë, po ashtu duan që t’ua zgjidhim punët, kështu që tani Kroatët dhe Myslimanët, disa prej tyre. Natyrisht presin që ne t’i mbarojmë punët edhe për ta edhe në.

Dobriça Çosiç:Po, po, e qartë, kjo ju bie më lehtë.

Radovan Karaxhiç:Po.

Dobriça Çosiç:Më thuaj tani kush është udhëheqësi i Kroateve?

Radovan Karaxhiç:Tani për tani kanë këtë Bobanin këtej nga poshtë prej Hercegovinës, por kanë dhe njërin të cilin nuk do ta them tani në tel. por kur të takohemi.

Dobriça Çosiç:Po, me thuaj tani he, me çfarë merret çfarë titulli ka?

Radovan Karaxhiç:Ai është ekonomist, unë mendoj ose Jurist. Ekonomist, ka qenë drejtor i disa ndërmarrjeve dhe kaq.

Dobriça Çosiç:Po, po, po. Kur do vish se shpejti këtej?

Radovan Karaxhiç:Shpresoj, që pas të dielës të jem atje disi...

Dobriça Çosiç:E sheh çfarë bëhet këtej, ky budallai Vuku (Drashkoviçi)sot i dha Magjarve(Hungarezve) autonomi...E ndan atë sikur t’ jetë e gruas vet...

Radovan Karaxhiç:Kujt i dha autonomi, Hungarezëve?

Dobriça Çosiç:Hungarezëve.

Radovan Karaxhiç: Në Vojvodinë?

Dobriça Çosiç: Kështu po flitet, kështu ka deklaruar atje në Hungari, dhe tha...

Radovan Karaxhiç: Po, po, jo, ai përfundimisht duhet të jetë...,unë po të isha në vend të Slobodan Milosheviçit unë edhe këtë e kisha varros, unë do të shkoja në referendum.

Dobriça Çosiç: Jo, jo, atyre duhet t’i jepet, të ua japin atë.

Radovan Karaxhiç: Unë do shkoja në referendum, Miçunoviçit do i thosha, kurse do lajmërohesha në mes të caktimit dhe mbajtjes se referendumit tre herë në televizion dhe do dilja në referendum për politiken ose kundra politikës së Millosheviçit.

Dobriça Çosiç: Po.

Radovan Karaxhiç: Dhe pastaj do e kisha varros. A, është një budalla ai Miçunoviçi dhe i paparë. Një ditë kam biseduar më ta dhe me Gjogen dhe i kam folur që mos t’i kthejnë potezat para se gjithash të cilat e kishin dobësuar Serbinë, e dyta është e rrezikshme, ky është një potez i rrezikshëm për të dhe për partin e vet. Ai nuk fsheh që të kandidonte nëse do ta nxiste Këshilli i Lartë.

Dobriça Çosiç: Ai?

Radovan Karaxhiç: Po, pra. Që të kandidonte për president, ai dhe ashtu e do karrigen, shumë po plas, se si do ia bëjë, le të jetë si të jetë.

Dobriça Çosiç: Pa kurrfarë shansi është ai.

Radovan Karaxhiç: Ai nuk ka asnjë lloj shansi.

--------------------------------------------------“Alo Qeros”, ose llafazani Radovan Karaxhiç

Në shumë bisedime të cilat janë dëgjuar para Tribunalit të Hagës, Milosheviçi ka paralajmëruar Karaxhiçin që të jetë i ndërgjegjshëm se nga dhe çfarë flet. “Qeros” i është dhënë emri liderit për serbët e Bosnjës, i cili është përdorur nga bashkëpunëtorët më të afërt të Milosheviçit.

Të themi, në linjën telefonike prej 11 dhjetorit të vitit 1995, Zoran Liliç i thotë gjeneralit Momçilo Perishiçit: “Ky qerosi ka marrë mbrëmë vonë këtu nga ora 12:00. Se mos prish tani ndonjë gjë. Ai prapë po i shtyn rusët atje, ta dish...”

Po të donte fati ndryshe, të themi, që në Sheveningen Karaxhiçin ta priste Milosheviçi, mund të kishte ndodhur kjo; nëse do të takoheshin ndonjëherë në korridor apo në dhomat e ndenjës gjatë arrestit në burgun e Kombeve të Bashkuara, ose në shëtitoren e tyre, Sllobodan Milosheviçi atëherë do kishte arsye që Radovan Karaxhiçit t’i thotë: “Po a të kam thënë qeros që të kesh kujdes çfarë flet në linjat e hapura telefonike ose nga bina e kuvendit, s’ka rëndësi në mbledhjet publike apo në ato të mbyllura?’

Sipas kësaj agjencie, nëpër shumë biseda të cilat janë dëgjuar në Tribunalin e Hagës, Milosheviçi ka paralajmëruar Karaxhiçin që të jetë i kujdesshëm se nga dhe çfarë flet; ku dhe emri “Qeros” i është dhënë liderit për serbët e Bosnjës i cili është përdorur nga bashkëpunëtorët më të afërt të Milosheviçit. Në dëshmitë e tij për gjenocid, më se e vështiri është të dëshmohet qëllimi specifik, që ndonjë grup etnik apo fetar, në tërësi apo pjesërisht, të shuhet. Të tilla qëllime, zakonisht, nuk raportohen hapur dhe publikisht dhe nuk vihen në letër. Nëse ka pasur një qëllim të tillë, Milosheviçi ashpër ka mbajtur përgjegjësi që kjo publikisht të mos shpallet.

Jo, ndër të tjera, edhe lideri i serbëve të Bosnjës, para se gjithash Karaxhiç, në veprën vendimtare më titull ‘’Dëshmitë e gjenocidit të lidërve serb të Bosnjës’’ citohen se dhjetëra raportime të Karaxhiçit prej mbledhjeve të mbyllura e të hapura në Kuvendin e serbëve boshnjakë, prej bisedave telefonike në të cilat pa menduar shihen qëllimet që myslimanët nga Bosnja të shfarosen dhe të mos mbeten fare si grup kombëtar fetarë.

P.sh. në bisedat e hasura telefonike më Gojkom Gjokom, Momcilom Mandiçem i Mirodragom Davidoviçem prej tetorit të vitit 1991, Karaxhiç flet për të se si në rast lufte myslimanët “do të eliminoheshin nga fytyra e tokës”, se si “vetëm për pak ditë Sarajeva do shuhet dhe do jenë 500 mijë të vdekur’’;“për një muaj myslimanet do të shuhen në BiH’’, ku liderët e tyre “do të jenë të likuiduar për 3 ose 4 orë dhe asnjëri prej tyre nuk do të mbijetojë”. Citohet ndër të tjera edhe biseda e Karxhiçit në mbledhjen e 17 të mbyllur në Kuvendin e serbëve boshnjakë në qershor të viti 1992, në të cilin thuhet se si konflikti në “BiH’’ është që të mos mbesë asnjë mysliman’’.

Karaxhiçi, mësa është parë, nuk ka qenë i vetmi prej lidërve të serbëve boshnjakë i cili nuk ka pasur kujdes nëpër fjalimet e tyre. Në vendimet përkatëse citohen edhe raportet e ngjashme të lidërve të tjerë siç janë: Biljana Plavshiç, Alekse Buhe, Momcila Krajishnika, po ashtu dhe ministri i atëhershëm i Shëndetësisë dhe kryetari i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Dragan Kaliniç, i cili sipas mbledhjes së 16-tëtë kuvendit, në Maj të vitit 1992, ka thënë:

“...e dimë kush janë kundërshtarët tanë, janë të papërfillshëm dhe nuk i zihet besë deri sa fizikisht, ushtarakisht, ata nuk janë të eliminuar apo thyer, çka normalisht kuptohet eliminimi dhe likuidimi i tyre është i pashmangshëm”.

Kurse sa i përket Milosheviçit kurrë nuk ka thënë diçka të ngjashme, ku kontrolli i lartë thotë se ai ka shpërndarë qëllime për gjenocid lidërve të serbëve boshnjakë. Kanë ardhur në këtë përfundim, siç theksohet në vendim: në bazë të pozicionit të tij “liderët e të gjithë serbëve’’ përngjajnë për “konceptin e Serbisë së Madhe” ku mbështetjen logjike dhe financiare ia kanë ofruar përpjekjet luftarake të serbeve boshnjakë; pastaj, në bazë të natyrës së marrëdhënieve të tyre më udhëheqësit politik dhe ushtarak të serbëve të Bosnjës, kishin autoritet e ndikimi mbi ta, njoftime të cilat flisnin për gjithçka që ka ndodhur; si dhe në bazë të proporcionit, intensitetit sulmues ndaj myslimanëve boshnjakë, numrit i të vdekurve, mënyrën e veprimit brutal si dhe likuidimin e njerëzve të njohur prej të cilëve mund të ngelte trupa e fetare e Myslimaneve.

Prej gjithë kësaj, kontrolli i lartë ka ardhur në përfundimin që Milosheviçi jo vetëm që e ka ditur për planin gjenocid të lidërve të serbëve të Bosnjës, por dhe ka ndarë qëllime më të cilat Karaxhiçi dhe të tjerët ashtu të pakujdesshëm kanë hedhur andej e këndej në mënyrë publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›