Poli huazohet në Inter

Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 20:50
Sampdoria ka arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit Andrea Poli në Inter me opsion të blerjes së tij nga Nerazzurrët, ka konfirmuar drejtori i tyre sportiv Pasquale Sensibile.
“Transferimi i Polit në Inter është kompletuar edhe pse do të zyrtarizohet në fillim të javës së ardhshme” tha Sensibile për fcinternews.it.
“Poli ishte përcjell vazhdimisht në dy vitet e fundit nga Marco Branca dhe stafi i tij edhe pse ne vetëm tani kemi arritur të përmbyllim bisedimes sepse afati kalimtar i ka rregullat e tij. Poli do të shkojë në huazim me opsion të blerjes. Inter do të na paguan një shumë tani ndërsa në qershor do të takohemi sërish për të diskutuar pozitën e tij” përfundoi Sensibile.