"Poli i Trete", Milo kunder Cekes
TIRANE - Nuk ka qene dakord me perfaqesuesit e PAD lideri i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo per sa i perket m,menyres se servirjes se "Polit te Trete" politik. Teksa ka dhene dje nje konference per mediat, kreu i PDS nuk ka ngurruar te mohoje zerat per "alokimin" e partise se tij ne koalicionin e qendres ne perberje te se ciles mendohet te jene LSI dhe PS '91. "Per sa i perket Polit te Trete, askush te mos nxitohet te flase ne emer te PDS-se. Ne do te flasim vete kur te vije koha. Jane forumet drejtuese te PDS ato qe do te vendosin per koalicionet", ka deklaruar ne nje konference per mediat kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo. Nje deklarate e tille reaguese ka ardhur vetem disa dite pas mbledhjes se Asamblese Kombetare te PAD, pas te ciles Demeti u shpreh se do te jene pjese e Polit te Trete ne te cilen bejne pjese dhe LSI, PDS dhe PS '91. Pikerisht nje pozicionim i tille, ka sjelle dhe reagimin e Milos, i cili shprehu qendrimin e paradokohshem te KDK te PDS, qe nuk pozicionohej ne asnje koalicion. Nderkohe Milo eshte shprehur dhe per shtyrjen e afatit te komisionit te reformes zgjedhore dhe dy jave, duke evidentuar faktin se eshte nje deshtim i dy partive te medha. Ndersa ka mbeshtetur deklaratat e Ambasadorit te BE -se, Lohan dhe te SHBA-se, Uidhers, ne lidhje me projektligjet e PD, per Reformen ne Drejtesi dhe ate Zgjedhore. "Reforma ne drejtesi, projektligjet e PD, jane synime per te vendosur kontrollin mbi institucionet e drejtesise. Nderkohe qe e ka cilesuar deklaraten e liberalizimit te vizave te proklamuar nga qeveria si blofin e radhes, Milo eshte shprehur se pa reforma nuk ka liberalizim, pa zgjedhje te standardeve evropiane nuk ka liberalizim dhe as ecje perpara ne procesin e integrimit evropian. Por nuk ka as kerkese per statusin e vendit kandidat ne BE. Njeheresh ai ka inkurajuar prokurorine qe te hetoje pa vonese te gjitha ceshtjet qe ka ne dore e tu shkoje ne fund. "Prokuroria ka shansin t'u tregoje shqiptareve e partnereve nderkombetare qe eshte nje institucion i pavarur", tha Milo. A.G