Polica Fajin per dhunen ne ndeshjen me Skenderbeun e pati tifozeria e Tiranes
Tifozëria e Tiranës është konsideruar fajtore për dhunën në ndeshjen e Superkupës mes Skënderbeut dhe ekipit të Tiranës, jo vetëm nga Federata Shqiptare e Futbollit, por edhe nga policia e Korçës.
Në një deklaratë për median, policia ka sqaruar kronologjinë e ngjarjes dhe ka sqaruar se ka filluar hetimi tek tifozëria e Tiranës për verifikimin e autorëve.
Ajo ka pohuar se tifozët tiranas kanë provokuar me sharje tifozërinë vendase, dhe kanë hedhur bidona plastikë, fishekzjarrë dhe tymuese duke krijuar kaos.
Ndeshja e Superkupës ishte lënë të organizohej nga ekipi vendas dhe ndërhyrja e dy presidentëve të skuadrave nuk arriti të qetësojë tifozëritë e dy ekipeve Tiranës dhe Skënderbeut.
Përkundër rregullave të caktuara nga FSHF-ja, ishte lejuar që të dy tifozëritë të futeshin nga e njëjta portë dhe tribunat të ndaheshin vetëm nga një kordon policësh, gjë e cila ka ndikuar që tifozëritë të fyheshin dhe të dhunonin njëra-tjetrën.
Gjatë këtij incidenti, ka pasur të lënduar, të cilët përfunduan në spital për të marrë ndihmën mjekësore.