E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet nga vinci, vdes 38 vjecari në Portin e Durrësit

DURRËS-Një 38 vjecar ka humbur jetën sot në mesditë në Portin e qyteti bregdetare teksa punonte për rikonstruksionin e një prej kalatave.
Ngjarja u shënua në kalatën lindore të Portit kur shtetasi Artan Kavaja, 38 vjec, banor i lagjes nr 8 të Durrësit është rrëzuar nga vinci. Kavaja po punonte së bashku me kolegë të tij për rikosntruksionin e kalatës, gjatë shkarkimit të skrapeve pranë kalatës, kur një pjesë e paisjes së vinçit shkarkues është shkëputur dhe ka goditur për vdekje punëtorin.
Burime zyrtare pranë autoritetit portual konfirmuan pak minuta pas ngjarjes se, 38 vjeçari Artan Kavaja, punetor i kompanisë së ngarkim shkarkimit “AS.C”, ishte duke shkarkuar skprape dhe hekurishte pranë kalatës Lindore të Portit.
Policia e mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Mesohet se jane marre ne pyetje punonjes të firmes së ndertimit, ne të cilen punonte 38-vjeçari. Gjithashtu po hetohet edhe për kushtet teknike të sigurise, që ofronte kjo firmë

Një ngjarje e njëjtë është shënuar dje në Tiranë, kur një një 43 vjeçar humbi jetën duke rënë nga tarraca e një pallati 5 katësh në zonën e Porcelanit. Viktima Xhavit Qatipi së bashku me një komshi tjetër donin të restauronin tarracën e pallatit parafabrikat, pasi ajo pikonte.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›