E Diel, 1 Nëntor 2026

MSH apel qytetareve Paguani sigurimet shendetesore

Shumë shqiptarë duket se e kanë më mirë të paguajnë mjekun se të derdhin kontributet e detyrueshme për të përfituar më pas pa pagesë shërbimin shëndetësor.

Në të gjithë vendin, aktualisht janë 450 mijë qytetarë të siguruar të cilët mbulojnë vetëm 25% të fondit të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor pasi 75% e tij mbulohet nga buxheti i shtetit në një kohe kur në shtetet e tjera evropiane ky raport është i përmbysur.

Por shumë shpejt, praktika e të kërkuarit ndihmë mjekësore pa pasur librezë shëndetësore kur nuk është rast urgjent, do të marrë fund.

Kështu që drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, u bën apel qytetarëve të paguajnë siguracionet.

Një person i siguruar mund të marrë shërbim shëndetësor jo vetëm në spitalet publike por dhe në ato private, mjafton që ky të jetë i kontraktuar nga ISKSH-ja dhe pacienti të paguajë shtesën e kostos së vendosur nga ky spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›