Nderpresin greven e urise minatoret Do ta vijojme jashte minieres
Update - Ndërpritet pas 27 ditësh greva e minatorëve të Bulqizës.
Por burime nga minatorët kanë deklaruar se grevën e urisë do ta vijojnë jashtë minierës.
Ata thanë se minatorët grevistë do zhvendosen brenda ambienteve të ACR-së, nëse nuk arrihej nënshkrimi i marrëveshjes Konfederatë –ACR.
Ndërkohë pas daljes nga galeritë minatorët janë dërguar për mjekim në spital pasi gjendja shëndetësore e tyre paraqitej e rënduar.
Minatorët ndodheshin në nivelin e 14 të minierës.
Në një intervistë për “ABC News” drejtori i policisë Dibër ka deklaruar se policia ka negociuar me minatorët duke arritur një marrëveshje për nxjerrjen e minatorëve grevistë të Bulqizë dhe zhvendosjen e tyre në ambientet e ACR-së.
Gjithashtu, aty ka mbërritur edhe presidentja e ACR-së, e cila ka zhvilluar bisedime për marrëveshjen që do të nënshkruajë me Konfederatën.