E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Aplikim pasaportash në SHBA dhe për azilkërkuesit

Deklarata u bë sot nga kreu i Rendit, Lulzim Basha gjatë një takimi me drejtuesit e kompanisë konçesionare “Aleat”, ku ka kërkuar gjithashtu edhe hapjen e pikave të reja për pajisjen me mjete identifikimi në vende të tjera ku ka shqiptarë.

Ministri Basha kërkoi që pikat në Itali dhe Greqi duhet të nisin nga funksionimi sa më shpejt. “Afro 2.6 milion qytetarë shqiptarë kanë aplikuar dhe janë pajisur me letërnjoftime elektronike, pra pothuajse dyfishi i qytetarëve që ishin pajisur me letërnjoftime elektronike para zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit 2009 dhe kemi arritur në shifrën mjaft të kënaqshme prej 1. 5 milion qytetarësh me pasaporta biometrike, pra afërsisht ose pak më pak se 1 në 2 qytetarë shqiptarë me pasaporta biometrike”, ka theksuar Basha.

Përveç se kërkoi funksionimin sa më parë të qendrave të aplikimit në Romë, Milano, Athinë dhe Selanik, Basha tha se shërbime të tilla do të ketë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk do të përjashtohet këtu as shërbimi i SHBA, ku ka një numër të madh qytetarësh shqiptarë dhe që mund të kenë interesin e tyre që të aplikojnë dhe të marrin pasaportat në territorin e SHBA në vend që të ndërmarrin udhëtimin dhe të gjitha peripecitë e udhëtimit për të aplikuar këtu në Shqipëri”, u shpreh ai. Shefi i Ministrisë së Brendshme apeloi për të gjithë ata qytetarë që kanë aplikuar, që të tërheqin mjetet e tyre të identifikimit. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-02-04 14:30
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›