E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhën 150 mijë euro nga bankomatët, 4 në pranga

Në pranga ranë shtetasit Selatin Milaim Krasniqi, 36-vjeç, Ergyn  Shena Sylejmani, 26-vjeç, ilaim Isa Potoko, 28-vjeç, të tre lindur dhe banues në Prishtinë si dhe Agim Osman Sulo,  52-vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, biznesmen.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me karta bankare të falsifikuara, kanë kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh bankare në vlerë rreth 150 mijë euro, nëpërmjet terminaleve ‘’POS” të vendosura në disa nga subjektet tregtare, kryesisht të zonës së plazhit të Durrësit, qendrave tregtare në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky grup, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një sërë sulmesh të sukseshme me karta bankare  të falsifikuara  në bankomate të bankave të nivelit të dytë në Tiranë  në muajt Shtator-Tetor. Ndërkohë gjatë muajve Janar-Shkurt 2011, kanë kryer blerje të mallrave ushqimore, mallra industriale, furnizme me karburat të mjeteve me të cilat qarkullonin, në disa supermarkete, bare e restorante,  hotele dhe pika karburanti nëpërmjet terminaleve “POS”, që ofronin këto shërbime.

Gjatë kësaj periudhe kanë kryer mbi 100 transaksione  me vlerë rreth 150 mijë euro. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisje kompjuterike “Skimmer” që shërbejnë për klonimin e kartave, dhjetëra karta plastike me shirit magnetik në të cilat janë hedhur të dhëna të kartave bankare të vjedhura, një kopmjuter “lapotop” që ka shërbyer për programimin e këtyre të dhënave si dhe  një automjet fuoristradë etj. Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Njësisë së Përbashkët Hetimore kundër Krimit Ekonomik e Korrupsionit nën akuzën e kryerjes së veprës penale të “mashtrimeve kompjuterike”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-04 14:24
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›