Polica rrugore, paisje sipas teknologjisë moderne
Polica rrugore ekspozon në panair teknologjinë më të fundit, e cila do të aplikohet shumë shpejt nga polica shqiptare. Makinat e policisë rrugore do të paisen së shpejti të gjitha me kamera të vogla të cilat do të jenë të vendosura brenda makinës, të cilat do të jenë të lidhura direkt me sallën operative. Vendosja e kamerave sipas policisë do të bëjë të mundur regjistrimin e veprimeve të personave që do të ndalohen nga policia si edhe të vet atyre, në mënyrë që kontrollimi të bëhët për dy palët, si për individët edhe për policët që mund të shkelin ligjin. Përvec kësajë policia rrugore do të pajiset edhe me apartaura që bëjën të mundur kontrollimin e mënjëhershme të patentave të reja. Më anë kësaj paisje nuk është më e nevojshme që polica të lidhet me qendrën për të bërë të mundur verifikimin për rregullisne e patentës , por mjafton të vëndoset gishti në këtë pajise dhe të dalin të gjitha të dhënat që lidhen me patentën. Sipas policisë aplikimi i këtyre paisjeve do të fillojë të aplikohet brenda muajit dhjetor. Futja e teknologjisë së re në policinë rrugore ka si qëllim që të parandalojë dhe neutralizojë krimin në mënyrë të menjëhershme.