E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalendari i Koha Jone

Petro Marko

Petro Marko ka lindur ne Dhermi me fund nentori te vitit 1913. Ndoqi studimet ne Shkollen Tregtare te Vlores dhe ne vitet '30 ishte mesues i gjuhes shqipe ne zonen e Dropullit. Botoi tek Ora pastaj te ABC. Qe ketu u njoh per shpirtin e tij te paepur. Per disa shkrime te botuara ai u burgos disa here nen censuren e forte te regjimit te Zogut. Rreth viteve 1934 -'35, ai perfitoi nje burse per te ndjekur studimet ne Paris, i ndihmuar nga ministri i Arsimit te asaj kohe Hil Mosi. Iku ne Luften e Spanjes, regjistruar ne Brigadat e forcave vullnetare te Spanjes. Pushtimi i Italise fashiste e gjeti Petron ne mergim ne France, pas mbarimit te Luftes. Ne vitin 1941, kur vepronte ne Tirane arrestohet dhe cohet ne Burgjet e Ustikas ne Itali nga ku lirohet pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore. Pas clirimit Petro MArko do te themelonte gazeten "Bashkimi" por ne vitin 1947 ai do te arrestohej, si agjent i anglo-amerikaneve. Pasi u lirua, dy vjet me vone, nuk i mbaroi kalvari i jetes. Botimet e tij do te perktheheshin ne gjuhe te ndryshme te botes. Vepra te tilla si "Hasta La Vista", "Qyteti i fundit","Ara ne Mal","Nje emer ne kater rruge", "Shpella e Pirateve", etj do ta kenaqnin publikun shqiptar. U rehabilitua disi, kur me 1959 meritoi Cmimin e atehershem te Republikes. Vijoi te shkruante, por te mos botonte. U kthye disi ne jete me ardhjen e demokracise, por tashme ishte vone. U nda nga jeta me 24 dhjetor te vitit 1991 per t'u varrosur ne vendlindjen e tij ne Dhermi.

Kembeve

C'keni, o kemb', qe kemba-kembes

Po gjurmoni lot e lodhje?

A s'u ngopet duke ecur

Neper shtigjet e se nemes?

Ku e shpini n'ato ndodhje

T'ashpra kurmin qe ka ngecur

Permbi ju o kercithare?

-Po drejtohemi ne varr!...

Deshperim!

Tere brenga bredherin

Shpirtkeputur neper rruge,

Zer' i tij me s'psheretin

Se ne syt' ku degjet muga

Lot i heshtur, lot i ngrohte

Rrokulliset me pertim

Mes fytyres djerseftohte

Duke shkruar: deshperim!

Himara

Lagur syt' i ziu qepalla,

S'kane te hapen ne jete,

Se n'ato vise te rralla

Fluturon shpirti shigjete!

Atje, ah!gjelberon fryma;

N'ato male n'ar te lara

Ku mbi re shkrep vetetima,

Shkruan me zjarr:-Flak'eshte'Himara!

Keto tri poezi jane shkeputur nga krijimtaria e tij e emigracionit ne Athine me 1934


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›