E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Shqiperi, kam pasur pervojen me te mire

Kjo eshte pjesa e dyte e intervistes se Seferis dhene per perkthyesin e tij ne gjuhen angleze, ku nuk jane perfshire vetem 3-4 pyetje. "Nje vend shume i mire per mua, ishte kur isha ne Shqiperi, sepse isha krejt i panjohur atje dhe shume i izoluar; ne te njejten kohe gjendesha fare afer Greqise. Si avantazh, dua te them se nga pikepamja e gjuhes mund ta perdorja edhe ne kohen e lire. Nuk kishte funksione sociale rraskapitese".

Nga Edmund Keeley

Vijon

A kishte ndonje gje ne karrieren tuaj profesionale-flitet per ate qe ka lidhje me eksperiencen tuaj si diplomat-e cila mund te kete influencuar disi imagjinaten e poezise suaj apo qe i dha ndjeshmerine temes se vecante, qe kishit zgjedhur per te shprehur?

"Nuk e besoj se ndonje teme apo ndonje imagjinate eshte krijuar nga puna ime, megjithate me duhet te permend-'si e perkthyet ate?-vargjet nga "Ndalesa e fundit": "shpirtrat e rregjuar nga mekatet publike, secilit ia mban nje zyre, si zogu ne kafazin e tij". Dua te them se kjo eshte nje nga te paktat rreshta, qe e kam direkt prej sherbimit tim publik. Por, jam i sigurt se kisha per ta ndjere ate, madje edhe sikur te mos kisha qene ne sherbimin diplomatik. Ishte e rendesishme per mua te kisha nje pune, qe nuk ishte e lidhur me punen time krijuese. Dhe gjeja tjeter ishte se nuk kisha-si ta vendosja ate? Nuk ishte e varur per ti takuar modeleve qe hasen ne letersi. Natyrisht, jane shume probleme gjate karrieres. Gjeja kryesore, qe kapa ishte se nuk kisha shume kohe. Megjithate te tjeret mund te thone se eshte mire qe te mos kesh kohe sepse, tek e fundit, eshte nenvetedija qe e ben punen poetike. Kjo eshte pikepamja e Tomas Eliot-it. Kujtoj njehere, kur u transferova prej Londres ne Bejrut (Kjo ndodhi vetem pas nje viti e gjysme sherbimi ne Londer), qe i thashe atij: "I dashuri im Z. Eliot, Mendoj se jam i majmur me karrieren time dhe dua te heq dore nga e gjithe kjo". E kujtoj mire pergjigjen e tij: "Ki kujdes, ki kujdes... nese e ben kete", dhe atehere me permendi nenvetedijen-ate nenvetedije, qe punonte per poezine. Dhe, une iu ktheva atij: "Po, por nese ju keni nje pune, nje gje zyrtare qe eshte duke interferuar ne nenvetedije, atehere do te preferoja te mos e kisha nje pune. Doja t'i thoja se do preferoja te isha thjesht nje karpentier dhe te isha atje ku nenvetedija ime ishte krejt e lire per te bere gjithcka qe donte, cfaredo qe pelqente, te vallezonte, apo te mos vallezonte". Dhe, une shtova: "Ju e dini, mendoj, kur jeta ime publike filloi te nderhynte ne nenvetedijen time. Kjo ishte ne vigjilje te luftes me italianet-ne shtator'40-kur fillova qe te kisha endrra politike. Atehere, une e dija fort mire se nenvetedija ime po vuante sulmin e vrullshem te punes sime zyrtare. "Ne endrra fillojne pergjegjesite".

Njehere keni bere nje koment rreth lidhjes se poezise me politiken...

"Doni te thoni, se cfare kam thene per propaganden e te shkruarit, apo "angazhimit" ne te shkruar, apo cfaredo qe ju e quani kete lloj shkrimi, qe behet ne kohet tona. Besoj se eshte dicka reale, per aq sa ka lidhje me ndjenjen, e cila mund te zhvillohet si ndjenje. Nuk e konsideroj se Eskili ka bere nje loje propagande duke i vendosur Persianet qe jane duke vuajtur ne skene, apo Kserksin e deshperuar apo fantazmen e Darit dhe keshtu me radhe. Nga ana tjeter, ka shume dhimbje humane ne te. Per armiqte e tij. Jo, se nuk eshte natyrisht krenar, qe Greket e fituan betejen e Salamines. Por, edhe kur rrefen per humbjen e Kserksit, kjo eshte si nje lloj ndeshkimi hyjnor: nje denim per kryelartesine qe Kserksi beri duke fshikulluar detin. Qe kur arroganca e tij shkoi per te fshikulluar detin, ai ishte denuar pikerisht nga deti ne luften e Salamines".

A eshte e mundur te besh krahasime per poezine permes rreshtave kombetare? Apo bejme gjithmone ate qe na duhet te bejme me krahasimet cilesore direkt brenda nje tradite te vetme?

"Ndiej nje lloj ngurrimi kur flitet per krahasimin e poeteve. Ështe shume e veshtire-edhe brenda nje tradite te vetme. Perpiqu qe te krahasosh Danten dhe Alfredin, Lordin Tennyson, per shembull: Cfare duhet qe ta drejtoje kete, une s'e di. Apo, ne traditen frenge, si mund te krahasosh Racine me Victor Hygo-ne? Duhet te shkosh shume thelle, ne fund te tradites, me synimin per te gjetur ndonje lloj te trualli te perbashket, ku krahasimi mund te realizohej kaq qetesisht. Nga ana tjeter, per shembull, kam perdorur Yeats ne fjalimin tim ne Stokholm, sepse isha duke e lexuar, vetem pak muaj para udhetimit ne Stokholm: "Dhurata e Suedise", ku ai me rrefeu te gjithe punen e zgjidhjes se tij drejt Cmimit Nobel: udhetimin e tij ne Stokholm, ceremonine dhe cdo gje tjeter. Dhe, atje, kam ndjere nje lloj lidhje me ate si nje qenie humane-jo si poet, por si nje qenie humane; sepse Yeats i takonte nje vendi te vogel me nje tradite te madhe folklorike, nje vendi- i cili, pas te gjithave kishte nje trazire politike. Meqe ra fjala, ka nje shembull tjeter te poetit publik, qe nuk shkruan propagande. Ai shkruan, per shembull, rreth nje piloti irlandez qe tek e fundit nuk eshte e gjitha propagande. "Ata qe luftoj, nuk i urrej", e te tjera. Apo ai shkroi: "Ardhjen e Dyte". Kjo gjithashtu nuk ishte propagande: "Qendra nuk mund te ruhet", e te tjera, e cila pas te gjithave vazhdoi diku ne jeten politike irlandeze; por ajo shkoi edhe me thelle dhe kjo eshte e gjithe ajo qe mendoj".

Ju keni permendur ne shkrimet tuaja, kur eshte perfolur rreth "Mbretit te Asine", faktin se kjo ju kishte marre plot dy vjet. Pra, per te gjetur nje mundesi shkrimi per eksperiencen e vecante ne disa ceshtje: Ju i kishit dhene shenimet tuaja per kete poeme nje miku. Me pas, ju e plotesuat variantin final gjate nje mbremjeje te gjate. Eliot le te kuptohet se ju e mbaruat poemen (ne mes te ores 10.00 ne mbremje dhe ores 03.00 te mengjesit tjeter) pikerisht sepse ju nuk i kishit ende shenimet para vetes.

"Nuk kisha shenime. Dhe ai, mund te kete pasur te drejte. Nuk e di kete. Ne shtepine time ne Athine, i kam te gjitha letrat dhe librat e mi. Dhe, habitem, nese kjo eshte nje gje qe te ndihmon apo jo. Vetem se nese, tek e fundit, nuk eshte mire per te pasur vetem nje leter shkrimi te paster, pa ndonje leter apo nje liber, ku mund te ulesh te kalosh kohen ne oret e zakonshme te cdo dite".

A mban normalisht shenime per eksperiencen e ndonje poezie perpara se ta shkruash?

"Oh. Ka shume rruge. Ngandonjehere edhe e bej. Por, heren tjeter s'e bej. Ka gjera te cilat me duhet qe t'i kujtoj dhe me duhet t'i regjistroj diku keto, keshtu qe natyrisht mbaj shenime. Per shembull, ka nje poezi, ku une kam perdorur kronograferin Makhairas, ku ishte e pamundur per te shmangur referimin ne ate histori rreth Demonit te Kurverimit.

Nuk doja te thosha pikerisht faktin per shenimet qe poezia kishte qene e formuar direkt ne mendje, por fola per shenime ne lidhje me eksperiencat, te cilat si efekt, sjellin me vone poezine.

Jo, nuk e bej kete. Kur them shenime, dua te them jane ato qe kane lidhje me ate material, shenime te cilat jane te nevojshme sepse ato jane thjesht pershkruese. Dhe, atje ka shenime, ka ide, ide poetike. Per shembull- shperfaqje poetike, shprehja poetike ky eshte lloji i shenimeve, qe dua te them. Nese do te shkruaja nje poezi rreth teje-me duhej te beja nje shenim te tille: "Mike e ka lene pirjen e cigares prej vitesh". Dua te them se nese gjerat duken mire per veshin tim ne greqisht, atehere mund ta shkruaj. Kjo eshte e gjitha- gjerat qe duken indiferente per njerezit e tjere. Keto une i quaj shenime poetike. Ngandonjehere, i shperfill ato- kur jane bashke dhe shpesh shkoj pas tyre. Shpesh kur jane harruar gati krejtesisht, duke hedhur thjesht nje shikim drejt tyre, them: "Oh, kjo poezi qenka interesante", megjithese e di qe ajo gati nuk thote asgje per nje njeri te zakonshem. Akoma, ato me kane terhequr pas drejt nje atmosfere te vertete, te cilen nderkohe, ka qene duke u punuar, u zhvilluar ne nje forme ne mendjen time".

A i ruani keto shenime apo i shkaterroni?

"Oh. Une shkaterroj shume. Shume muaj te kaluar ne Athine-ishte dikush, nje si bicim helenisti, i cili ishte i interesuar ne fotografimin e shenimeve. Dhe, une, kisha pershtypjen se i kisha mbajtur shenimet mbi "Cisternen". Pashe per to ne te gjitha dosjet e mia dhe me ne fund i gjeta- atehere kur kisha shkaterruar te gjitha gjerat. Te vetmen gje, qe kam gjetur ishte "Shenimet per nje Jave", qe ishin botuar pak fare me pare-kjo kishte te bente me dy poezi te humbura nga ky grup".

Me vjen keq per kete, ne nje fare menyre. Per shembull mendoj se "Cisterna" eshte nje poezi, ku te gjithe ne, ne disa vende- kemi gjetur erresire dhe shenimet mund te ndihmonin-ose mund edhe te me kene ndihmuar mua, njefaresoj.

"Mos u anko per te. Ato, thjesht, mund ta kene bere poezine me shume te fshehte, ju e dini kete. Per shembull ideja e pergjithshme rreth poezise sime eshte: "Ah, e shikoni qe Seferis e fillon me rreshta te rregullt, rime, vjersherim strikt dhe pastaj leviz drejt vargut te lire". Kur i shikoj shenimet e mia, shikoj se poezia kryesore e "Pikes se Ktheses" "Erotikos Logos", me shfaqet para me nje vjersherim shume te rregullt; kurse shenimet me rrefejne se kjo poeme eshte shkruar po ashtu ne vargje te lira. Kam gjetur disa te tilla syresh nga variantet e para".

A keni menduar ndonjehere per t'i botuar ato?

"Per hir te Zotit, jo".

A mendoni se kjo ishte arsyeja qe Elioti ishte aq i kujdesshem rreth mos zbulimit te pjeseve te humbura te "Tokes se Humbur, qe tashme ishin rigjetur?

"Kur ai me tha historine rreth shkrimit te 'Tokes se Humbur', dukej krejt i deshperuar rreth atyre doreshkrimeve, qe kishte humbur. Nga ana tjeter, me tha sesa e perdorshme-ai e theksonte kete pike-sesa e dobishme, kishte qene nderhyrja e Paund".

A e keni aprovuar ndonjehere botimin e gjerave skarco?

"Nuk e di: kjo varet. Ka nevoje per shume takt. Jo thjesht nga vete poeti, por edhe prej redaktoreve. Nese ata i botojne ato, tentojne te theksojne se te gjitha ishin zbulime te rendesishme, ndersa une mendoj se kjo eshte e keqe. Luhet teper te kjo. Redaktoret dhe filologet, mendoj se gjithmone e teprojne me kete gje".

Une di nga nje pjese e ditarit tuaj, qe une dhe ime shoqe e kemi perkthyer se bashku se lidhjet tuaja me Eliotin ishin shume te rendesishme ne jeten tuaj ne disa menyra. Habitem nese ndonje figure tjeter letrare, qe eshte e njohur po kaq ne Perendim, ka pasur nje te tille rendesi per ty. Jam duke menduar ne kete rast vecanerisht per Henry Miller dhe Lawrence Durrell dhe ndoshta dhe per te tjere per te cilet tani nuk di gje. Jam duke menduar edhe per patriotet e tu: Theotakis dhe Katsambalis, per shembull.

"Durrell ishte me i ri se une, a e dini?! Me eshte dukur shume interesant, kur e kam takuar. Ishte rreth te njezetave atehere. E prezantova me Henri Miller-in. Ata erdhen ne Athine qe te shikonin 'Kolosin e Marusit' dhe vete Katsambalis-in. Ishte ate dite-nese kujtesa ime eshte ne rregull-kur u be deklarimi i luftes".

Por, natyrisht qe Katsambalis nuk ishte Kolosi ne kete pike...

"Jo, por Miler-i kishte parashikuar qe do te bente me te dicka shume kolosale".

Mire, ai e beri.

"Ishte nje mrekulli qe ta takoje ate; ata ishin le te themi- apo nese s'jam tamam ekzakt, te paret-pastaj te dytet dhe te tretet-lexues me nje kuptueshmeri te mire te asaj, qe kisha bere une. Per shembull, nje nga ata, Miller apo Larry, me tha pasi me ka lexuar poezite: "A e di se cfare me pelqen me shume tek ty, ajo qe ti i kthen gjerat mbrapsht. Dhe po ta them kete me nje sens te mire". Ishte nje kompliment i mrekullueshem per mua ne ate kohe".

Si munden ata ta njihnin poezine tuaj?

"Si? Hem. Ne ate kohe ne anglisht kishte vetem perkthime nga Katsambalis. Dua te them, thjesht perkthime doreshkrimesh".

Kur erdhen ne Athine, pse ata shkuan direkt te Katsambalis? Pse ishte pikerisht ai njeriu qe u afruan? A ishte valle ai, figura me e njohur letrare jashte Greqise?

"Nuk e di. Ishte nje ceshtje e miqve te perbashket, ndoshta. Ai u be nje figure e mirenjohur letrare pas "Kolosit te Marusit". Ne ate kohe, ai kishte me shume kontakt sesa kisha une me anglishten dhe rrethet e letersise amerikane. Kishte nje lloj bohemizmi nderkombetar, mund te them, qe atehere ne Athine. Dua te them se kjo ishte ne vigjilje te luftes. Dua te shtoj edhe se Katsambalis kishte aftesine e mrekullueshme te te qenit pa tundime djallezore ne zemren e tij. Ai mund te kritikonte gjithkend, por gjithsesi ne nje menyre shume te perzemert. Dhe, ai, besonte se vendi yne, vendi yne i vogel ishte i afte qe te bente dicka. Ai e kishte vertete nje lloj besimi te tille".

Cfare do na thoni per Henri Miller-in? Si iu pergjigjet atij?

"Une e pelqej Miller-in, sepse ai eshte nje njeri me zemer te mire dhe mendoj, me fal qe e them kete, por kjo nuk eshte kritike per te: Ështe nje lavderim i madh qe te thuash per nje shkrimtar qe eshte nje njeri i mire- Henri Miller kishte nje shpirt te madh bujarie ne zemer. Per shembull, kur erdhi momenti qe ai te kthehej ne Amerike ( Ai ishte keshilluar qe te bente keshtu prej konsullit amerikan, sepse ishte nenshtetas amerikan dhe duhej te kthehej ne shtepi sepse po afronte lufta) me tha nje dite: "I dashur Jorgo, ti ke qene shume dashamir me mua dhe dua te dhuroj dicka". Dhe, ai me dha nje ditar, qe kishte mbajtur gjate kohes qe kishte qene gjate qendrimit te tij ne Greqi. Une i thashe: 'Shiko ketu, Henri. Dihet, pas kesaj, dhe une e di se ti do te shkruash nje liber. Nuk mund ta shkruash librin-dua te them qe te duhen shenimet". Ai me tha: 'Jo. Te gjithe ato gjera jane ketu", duke e vene gishtin ne koken e tij. Une i ofrova t'i beja nje kopje te daktilografuar qe t'ia jepja me vete. 'Jo', me tha. 'Nje dhurate nese jepet duhet qe te jete e plote". Mire, kjo ishte nje menyre e mrekullueshme e sjelljes se tij, mendoj. Dhe, nuk do ta harroj dot kurre. Ditari ishte nje lloj varianti i pare per Kolosin. Por, edhe, me shume shperthime personale. Dhe me me shume shaka, natyrisht".

Ka shume pak shaka ne liber, gjithashtu.

"Udhetimi i Hidres eshte i mrekullueshem dhe Kanali i Poros. Kujtohu? Ndjenja ime per Miller-in eshte kjo: Natyrisht eshte nje gje e madhe qe te kesh nje kuptueshmeri te autoreve antike; por njeriu i pare qe kam admiruar per mospasjen, qe me pare te ndonje pergatitje te kultures klasike per te shkuar ne Greqi, ka qene pikerisht Miller. Kishte shume freski tek ai".

Freskia e te qenit gati dhe per t'i marre te gjitha per here te pare. Kete doni te thoni?

"Hamendesoj se kam qene njeriu i pare, qe i kam dhene atij nje tekst te Eskilit, kur vendosi qe te shkoje ne Mikene. Por, natyrisht, ai nuk pa asgje nga Eskili; shikonte ne fushen e Argosit, lekurekuq ndersa tej ndjente trompat e xhazit. Kjo ishte nje sjellje shume spontane. Dhe, e admiroj kete".

Tromba e xhazit?

"Tromba e xhazit kuptohet se eshte e inspiruar nga Luis Armstrong. Sepse ai degjoi Armstrongun thjesht ne nje gramafon te vogel-nje gramafon shume te thjeshte- qe une e kisha atehere ne shtepine time ne Athine. Une per veten time e kisha zbuluar xhazin tete apo dhjete vjet me pare...".

Do te thuash: Para se Miller-i te vinte ne Greqi. Keshtuqe ju e mesuat ate per xhazin?

"Atekohe, isha tridhjete e dy apo tridhjete e tre vjec. Dhe u ndjeva i dhene pa fund ndaj xhazit. I thashe vetes, pas te gjithave, se keshtu ke zbuluar ne te njejten kohe dhe rendesine e Bahut-te madhit Bah-ashtu si tani rendesine e xhazit. Kujtoj njehere, kur i thashe Mitropulosit:'Per mua, i dashur mjeshter, xhazi eshte nje nga pak gjerat e mbetura tek ne, per ta shprehur ndjenjen pa u coroditur'. Kjo ishte rreth vitit 1935. Jo, '34".

A kishte ndonje shkrimtar tjeter jashte apo ne Greqi, me te cilin kishit nje lidhje te tille, kaq te afert?

"Kjo varet nga periudha qe po i referoheni. Per shembull, kam pasur shume lidhje me Sikelianos, njehere e nje kohe. E takova fillimisht me 1929, megjithese lidhja jone nuk u be e ngushte, derisa erdhi semundja e tij dhe une u ktheva ne Greqi me 1944. Gjate semundjes, ai ishte i mrekullueshem, e sidomos kur e kapnin krizat ne shendet. Kur sherbeja jashte, kisha mundesi qe te kthehesha ne Greqi dhe ta shikoja. Nje here degjova se kishte pasur nje lloj hemoragjie cerebrale. E gjeta ate ne teater, teksa mbante syze te erreta-gjate nje premiere ne Teatrin Kombetar. I thashe:'Oh, Ëngjell, jam shume i kenaqur qe te gjej ketu, sepse degjova qe nuk ishe mire'. 'I dashuri im', me tha- eshte nje gje e mrekullueshme te kesh nje rubin ne cacke te kokes'. Ai nenkuptonte me kete hemoragjine. Iu ktheva: 'Ështe nje gje e shkelqyeshme, qe flet per te ne kete menyre. Me vjen mire'. Ai mu gjegj:'Jorgo, shiko ketu. Do te them nje histori gjate intermexos tjeter'. Iu afrova atij ne pushimin e radhes. Me tha: 'A ke lexuar Rocambol?! Ishte nje lloj melodrame frenge. Sikelianos me tha: 'njehere e nje kohe nje grua kishte hedhur vitrol ne fytyren e Rocambol-it, dhe Rocamboli kishte rrezikun e humbjes se shikimit; pas kesaj e mori njeri nga shoqeruesit e tij dhe e coi tek specialisti me i mire i Parisit. Ky specialist e ka pare me shume kujdes, ndersa miku i Rocambol-it ishte ulur ne dhome dhe priste duke pergjuar biseden me doktorin. Konkluzioni i doktorit ishte: 'Zotni juve ju duhet te zgjidhni mes dy gjerave: ndryshe do humbni shikimin, ose do shfytyroheni krejt'. Pasoi nje moment i rende qetesie: pastaj erdhi nje ze nga dhoma e pritjes, ishte zeri i shokut te Rocambol, qe u degjua: 'Rocambol nuk ka nevoje qe te shikoje'".

Na flisni pak me shume rreth Sikelianos. Dihet shume pak per te jashte Greqise.

"Ështe nje tjeter gje kjo qe une madje e kam permendur ne shkrimet, ne kohen e vdekjes se tij. Pati nje krize te madhe ne Athine dhe u nguta qe ta shikoja; isha shume ne ankth; ai ishte rrezuar keq ne shtepine e nj miku. Dhe, serish pati nje reagim te mrekullueshem: I thashe: 'I dashuri im Engjell, a je mire?' Ai me tha: "Jam shume mire. Dhe, kam nje eksperience te mrekullueshme. Kam pare absolutisht erresire. Por, ishte mrekulli".

A e keni njohur Palamas? C'njeri ishte?

"Ju e dini qe jane te cuditshme kujtimet qe kam per njerezit. Per shembull, te tjeret e kane admiruar Sikelianos per arsyet e tyre te vecanta, kurse une jam terhequr nga ato momentet e mrekullueshme dhe tragjike te Sikelianos ne vitet e fundit. Tani te kthehemi te Palamas. Nje nga kujtimet e mia te fundit, ishte kur i thashe: Mirupafshim, sepse me duhej qe te nisesha menjehere. Gjate bisedes sone, ai iu referua disa njerezve te ndryshem, qe ishin te cmendur ne poezine e tij dhe me pas shtoi: A e di se ne kemi shume njerez te cmendur ne familje. Kam dashur te shkruaj njehere e nje kohe nje liber te titulluar "To Genos ton Loxon". Si mund ta perkthesh kete ne anglisht? 'Shumimi i...'".

I te cmendurve?

"Jo krejt prej te cmendurve. E njerezve 'te shkare'".

Njerez te shkare?

"Jam duke i gjetur perkthimin e sakte kesaj fjale".

Mbase njerez te pa ekuilibruar.

"I thashe atij: 'Z. Palamas, eshte keq qe nuk mund te shkruani nje liber te tille'. Sepse mendoja vertet, qe do ishte nje liber i mire. Ai kishte nje sens interesant humori".

Si e konsideroni kontributin me te dukshem te Palamas-it ne letrat greke?

"Mire, i thashe atij ne Dokimes, por do ta perseris: kontributin e tij shume te rendesishem ne gjuhen greke. Dua te them, qe krahasuar me kete, shprehja e Kavafis-it duket disi me e dobet, megjithate ne momente me te verteta disi me shume reale".

Por ne kete minute ju thate 'megjithate me shume reale'...

"Perseri, ate qe vleresoj me shume te Kavafis eshte se ai filloi me poezine shume te tmerrshme jo reale dhe atehere duke insistuar dhe duke punuar ka gjetur pak e nga pak vokacionin e tij personal. Ai ka shkruar shume keq poezi, deri ne moshen tridhjete e kater vjec. Deshtimi i ketyre poezive nuk mund te perkthehet apo te komunikohet tek nje lexuesi huaj sepse gjuha e perkthimit eshte gjithmone e kufizuar per ta siguruar percimin e saj. Nuk ka shume mundesi per perkthimin besnik te ketij lloji.

Ju e dini, se cfare admiroj-me lini qe t'ju drejtoj ne pervojen time personale-ajo qe admiroj tek Kafavis eshte kjo: Ishte nje njeri qe e filloi ne nje moshe te vecante dhe me te gjitha shenjat qe do tregonin se ai ishte i paafte, qe te prodhonte ndonje gje te rendesishme. Dhe atehere, duke refuzuar dhe refuzuar gjera qe iu afruan, ne fund, e gjeti, ai pa, apo sic thane; ai u be i vertete sepse e kishte gjetur shprehjen e tij. Ky eshte nje shembull i mrekullueshem i nje njeriu qe permes refuzimit gjeti rrugen e tij".

Cfare refuzoi ai, ne menyre te percaktuar?

"Shprehjet dhe gjerat e lehta, llafazanerine-keto lloj gjerash. Merre poezine e tij per tragjedine antike, per shembull. Ështe shume e keqe. Ështe dicka e pabesueshme. Duke lene menjane gjera si keto, Kavafis siguroi shprehjen e tij deri ne fund te jetes, madje edhe ne poezine e fundit, ai ka shkruar ne periferine e Antiokise: ngjarjet ne mes te Kriatianeve dhe Julianit. Dhe, une e admiroj ate, qe ka shkuar deri ne fund keshtu. Ështe nje shembull i madh dhe kishte kurajen deri ne fund te jetes, jo te pranonte gjerat si te verteta, por qe ti hidhte ato. Kjo eshte arsyeja, pse une kam pasur dyshime, qe perpiqen tash t'i nxjerrin ne qarkullim, per te gjithe ato shkrimet qe jane hedhur ndaj Kavafis-it, po te mos ishte perballe nje njeri i kujdesshem ne leximin e tij. Ju e dini, qe ka gjithmone nevoje per nje marreveshje te madhe te asaj qe quhet mprehtesi".

Qe te kthehemi tani te nje shkrimtar tjeter po kaq i njohur i brezit te vjeter, Cfare mund te na thuash per Kazanxakis? Ne SHBA, Kavafis eshte poeti qe eshte respektuar nga ata qe ishin dhe vete poete-Auden per shembull dhe shume nga poetet e rinj amerikane; shume prej tyre e njihnin Kavafis-in dhe madje disa prej tyre kishin qendrim simpatik ne drejtim te tij. Por, ne mes te studenteve dhe ne mes te atyre qe sapo kishin filluar qe te studionin per letersi, Kazanxaqis ishte deri aty sa konsiderohej si shkrimtari me popullor ne Greqi, qofte si poet, por edhe si prozator. Gjithnje e me shume puna ime shkon per te diskutuar per punen e Kazanxaqis-it, -nese eshte poezi apo fikshen-pa pakesuar ate.

"Nuk habitem. Puna eshte se dikush mund te kete mundesine qe te jete ne kontakt me nje shkrimtar dhe kete, une vete, nuk mund ta bej ne rastin e Kazanzakis. Ajo eshte nje gje e tmerrshme per mua, ju e dini. Dua t'ju jap nje paralajmerim per aq sa eshte i perfshire ne kete gje edhe Kazanzaqis. Ne nje ane, eshte poezia e tij-ajo qe eshte quajtur poezi-dhe kjo eshte vazhdimi i Odisese, natyrisht dhe dramat e tij ne vargje; dhe nga ana tjeter ka nje proze: romanet e tij. Tani, per aq sa kohe sa jane zhvilluar, nuk jam dot kompetent ne gjykim dhe nuk di si te flas per romanet e tij. Nuk i kam lexuar te gjitha. Kam degjuar prej njerezve qe i besoj se ato jane shume te mira dhe vertete mund te jene shume te mira. Por, vazhdimi i Odisese eshte nje gje tjeter. Atje, megjithate ju keni dhe pasazhe te tjera interesante dhe kam frike se nuk ka poezi ne to. Thashe pasazhe interesante-pasazhe qe jane informative rreth njeriut qe quhet Kazanxaqis: por une nuk e besoj kete poezi, te pakten s'eshte poezia qe e besoj".

Per te levizur tek nje subjekt me i pergjithshem: Ju me keni thene gjate njerit prej bashkebisedimeve tona ne Athine se nje rrethane qe eshte shume e dukshme per shkrimtaret greke ne kete shekull (Shek XX) ka qene se ata ishin jashte Mbreterise se Greqise. Ju permendni veten, qe keni ardhur nga Smirna, A mund ta na thoni sesi kane ndikuar origjina juaj nga Smirna ne rolin e pergjithshem, si nje njeri i letrave?

"Me lejo qe te te them se jam i interesuar per cdo gje, e cila gjen shprehje ne gjuhen greke dhe ne tokat e saj-Dua te them ne kuptimin e Greqise si nje te tere. Per shembull-kam qene tmerresisht i interesuar, sic e dini, ne ate qe ndodhi ne Krete ne shekullin e XVII. Dhe ne nje tjeter menyre, njerezit, ose per shembull, principatat e Moldavise dhe Vllahise me kane interesuar shume-edhe madje edhe popuj shume te vegjel si per shembull Kaisarios e Dapontes, nese e dini se kush jane. Une mendoj se ai vete eshte diku nga ishujt veriore, Skopelos te Sporadeve dhe ka jetuar nje pjese te madhe te jetes se tij ne qytete dhe pastaj ne Kostadinopoje dhe ne fund u terhoq ne Malin Athos nen emrin e Kaisarios. Nuk dua te them se eshte nje poet i madh, thjesht kjo rruge e tij e shprehjes se vetes tregon interes per mua. Nuk e them se ai shkruan poezi te madhe, por pas ketyre dikush ndjen se ne keto vite ne shekullin e XVIII kishte nje te tille lulezim te germave greke. Nje tjeter prift i Malit Athos, jam perpjekur te kujtoj emrin e tij -po emri i tij ishte Pamberis, shkroi nje poezi jo teper te gjate, sepse do ishte nje arritje e pamundur per te shkruar nje poeme te gjate nen nje sistem, te cilen ai e vendosi per ta perdorur. Ai e quajti ate: 'Poiema Karkinikon', keshtu per te thene 'Poeme kanceroze'. Ishte sajuar keshtu qe mund te lexohej nga e majta ne te djathten apo nga e djathta ne te majte dhe akoma perpiqej te bente logjiken-por nje sens kaq te ndryshem, saqe kishte vendosur shenime cfaredo ne cdo rresht. Keto pak detaje me mrekullojne mua, ju e dini. Dhe, une mendoj se ato kane shtuar ne kete imazh shume profesorial qe kemi tash per letersine greke. Apo serish, nje tjeter tekst eshte 'Masa e njeriut pamjeker'. Ështe nje tekst i shkruar ne formen e nje perqeshje te Mases, qe imitojne keq Masat, por ne nje forme disi goditese. Ajo qe me habit mua vecanerisht eshte sepse nuk e shikoj mjaft tekstin e lehte komik ne letersine tone. Njerez te tjere i shmangen nga shkrimi te tillave tekste apo tekste te tilla, u eliminuan nga akademiket mendje-zymte".

Ka nje verejtje interesante. Ju keni thene ne nje rast tjeter se nje gje qe keni gjetur ne traditen Anglo-saksone dhe qe ka lidhje me nje tradite tjeter shpjegon elementin e nonsensit-nje element i cili eshte krejt i vazhdueshem ne letersine tone dhe qe duket gjithmone te kete ekzistuar ne disa forma.

"Tradita anglo-saksone eshte krejt e ndryshme nga jona duke e pasur parasysh kete: dhe une besoj se asnje vend kontinental nuk mund te pretendoje kete lloj nonsensi, qe ofrojne Edeard Lear dhe Lewis Caroll".

Ju keni kaluar tre periudha te karrieres suaj ne Angli, te shperndara ne periudhen me te mire te fames suaj ne letersi. A e keni gjetur si kohe- te themi nje klime shume te pelqyeshme per pune?

"Jo, per hir te se vertetes. Nje vend shume i mire per mua ka qene kur isha ne Shqiperi, sepse isha krejt i panjohur atje dhe shume i izoluar. Ne te njejten kohe isha fare afer Greqise, dua te them nga pikepamja e gjuhes mund te perdorja kohen e lire si avantazh. Nuk kishte shume funksione sociale rraskapitese, pastaj".

Cfare mund te thoni rreth letersise amerikane? A keni ndonje autor amerikan si favorit per vitet tuaja te formatimit?

"Ështe nje gje e larget per ne-marr me mend ketu ate qe ndodh me ate qe eshte jashte vendit te tij. Dua te them se dikush futet ne letersi dhe art edhe thjesht prej rastit. Per shembull, nuk e kujtoj sesi erdhi rasti kur u njoha me Archibald Mac Laish. Dhe, une e perktheva ate, me vone per pasoje. Mendoj se jam njeriu i pare qe e kam perkthyer ate ne Greqi. Atehere atje ishte Marianne Moore. Une e perktheva ate prej Mariane Moore, po para luftes. "Majmunet", "Drejt nje kermilli"...

Ju keni thene se i keni hasur ata aksidentalisht. Kush eshte aksidenti me kete rast?

"Oh, nuk e di. Disa review, ku pashe poezite, por nuk kujtoj se ke prej tyre. Dhe, serish Ezra Paund. Une kisha perkthyer gati tre Cantos te tij para luftes".

Kur ti solle letersine amerikane, kam menduar per poetet e vjeter amerikane: Ëalt Whitman dhe Emily Dickinson, per shembull.

"Une e njihja Walt Witman. Sepse e kam filluar me letersine frenge dhe Walt Whitman, qe ishte perkthyer shume heret ne frengjisht dhe qe ishte i mjafte per te me ndihur. Dhe pastaj, Henri Miller qe kishte shume admirim per Whitman. Ai me ka treguar shume aluzione per te. Kjo ishte disi ne fund te luftes, natyrisht. Por une nderkohe lexoja Whitman ashtu si ne rini, kam lexuar shume Edgar Allan Poe-n".

A e gjen ndonjehere ndonje punen tende te mbaruar?

"Po, mendoj se me ka ndodhur. Por nuk di te them se kush eshte tamam puna e mbaruar. Kam pershtypjen se dikush mund te flase per nje pune te mbaruam thjesht kur puna mbaron. Nuk jam i prirur te flas per punen time gjate kryerjes se saj. Por, ne ndonje rast, ka nje ndjenje te brendshme se nuk e ke humbur kot kohen. E cila eshte ne fakt dicka. Dua t'ju shpjegoj se dua te jem i sinqerte, me ju: Nuk permend asgje te bere. E vetmja gje, qe mund te permend tek ju-dhe nuk kam per qellim ta permend ne thelb ate-eshte se kam shkruar nje poezi me dy vargje".

Dua te sjell ne vemendje nje ceshtje te pergjithshme: Habitem nese e ndjen rezultatin e pozicionit tuaj unik tashme ne letrat greke,-supozoj se nje poet ka nje vend unik ne vendin e tij, pra dikush qe ka fituar Cmimin Nobel. Nese ju ndjeni qe kjo ne nje fare menyre ka nxitur sensin tuaj te rolit publik, si nje njeri letrash, si shquarje nga roli juaj privat, si poet-apo ndonje lloj pergjegjesie qe mund ta ndjeni ne drejtim te poeteve te rinj, per shembull, ne drejtim te jetes kulturore perreth apo ndonje pozicion, qe ju mund te gjykoni te mbani ne te ardhmen ne lidhje me vendin tuaj.

"Dua t'ju them qe nga fillimi dhe t'ju rrefej krejt hapur-nese mund ta them kete ne anglisht-se Cmimi Nobel eshte nje aksident, por jo me shume se nje aksident. Ishte nje nominim. Dhe, nuk e kisha ndjeshmerine se isha caktuar me ndonje lloj funksioni. Ishte thjesht nje aksident, qe dikujt i duhet te perpiqet gjate, por edhe ta harroje sa me shpejt qe te jete e mundur. Nga ana tjeter, nese juve jeni mbiverbuar na kjo lloj gjeje, keni humbur dhe jeni gjetur serish. Ne kohen qe fitova Cmimin ekzistonte nje lloj-si mund ta vendos kete ne anglisht?nje lloj kritike alla-Kasandra, qe shkruante se Seferis duhet te jete shume i kujdesshem sepse ai ka te ngjare qe te thahet per aq sa puna e tij eshte tashme e permbledhur dhe madje edhe te vdese nga semundje te ndryshme, qe kur ky fenomen ndodh te njerezit qe kane nje te tille sukses. Ai, qe e tha, ne fakt e kishte ekzagjeruar nga njera ane duke mos marre parasysh, pos te gjithave, kur e tregoi ne nje menyre sesi reagova per cmimin. Per shembull, une u thashe ne Stokholm gjykatesve te mi (apo kushdo qe ishin): Xhentelmene ju falenderoj-kjo ishte ne fund te atij lloj leksioni, qe dhashe ketu-qe me lejuat, pas nje perpjekje te gjate qe nga askushi, apo qe isha i paverejtur-ashtu si Homeri tha per Uliksin. Dhe per kete isha krejt i sinqerte. Pas te gjithave, nuk e njihja te drejten e askujt qe t'ju merrja pas zverkut dhe t'ju hidhja ne nje lloj oqeani me pergjegjesi te boshta. Pse ishte kaq skandaloze, pas te gjithave".

Disa mund ta mendojne kete si nje qendrimin tuaj te brendshem, por ka te tjere njerez qe ndjejne se vecanerisht Cmimi Nobel, kur eshte vetem nje i tille per nje vend, qe e ka merituar ndonjehere, mbajtesi i saj mund te jete nje zedhenes dhe nje ndergjegje publike.

"Mund te jete keshtu, por, pos te gjithave dikush merr qendrimin, i cili te imponohet nga natyra apo cfaredo qe ta quash. Ne te njejten kohe, nuk e kam detyruar kurre veten qe te shkruaj ndonje gje qe nuk e kam menduar ne menyre te nevojshme. Kur them 'e nevojshem', dua te them qe kisha per ta shprehur ose mbuluar".

Mire, tashti i kam mbaruar te gjitha pyetjet. Qe kur nuk keni ndonje keshille te madhe per brezin e ri. Atehere nuk kam asgje se cfare te te pyes?

"E kam nje keshille".

E keni vertete? Mire.

"Kam nje keshille qe po e jap tani per brezin e ri te grekeve: te perpiqen te ushtrojne veten sa me shume qe te jete e mundur ne gjuhen moderne greke. Dhe, jo te shkruajne mbrapsht. Me duhet t'u them qe ne emer te asaj per te shkruar, dikush duhet te besoje ne ate qe ben dikush, dhe jo te duket per te besuar se dikush eshte duke besuar ne dicka. Ata duhet te kujtojne qe vendi ku dikush nuk mund te genjeje kurre eshte pikerisht poezia. Ju nuk mund te genjeni ne poezi. Nese jeni genjeshtar, do te zbuloheni gjithmone. Ndoshta tani, ndoshta pas pese vitesh, pas dhjete vitesh, por gjithmone kini parasysh se do te zbuloheni nese genjeni".

Kur ju flisnin per genjeshtren, jeni duke folur, para se gjithash rreth genjeshtres kunder emocionit tuaj...

"Nuk e di se cfare dua te them. Ndoshta eshte nje gje emocionale. Ne realitet eshte per mendimet e dikujt tjeter. Nuk e di. Dua te them ka nje tingull special te gjerave te forta apo atyre qe tingellojne si te verteta. Ju e godisni ate dhe ai katandiset me nje lloj tingulli qe provon se eshte i vertete".

A mendoni se cdo shkrimtar e njeh vete nese tingulli qe ai degjon eshte i vertete apo fals?

"Jo. Kjo eshte e veshtire per ta thene. Por ai duhet qe diku te kete nje instinkt -nje instinkt drejtues-qe i thote atij: 'I dashuri djali im, miku im, ki kujdes'; atehere eshte koha qe ju do bini. 'Juve jeni duke e tepruar ne kete moment'. Dhe atehere, kur ai e degjon kete ai nuk duhet te marre ndonje droge me qellimin per t'i mbushur mendjen vetes: 'Pse, juve keni te gjithe te drejte, i dashuri im'. Juve nuk keni te drejte, i dashuri im, kurre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›