"Vendimi i Gjykates se Tiranes, nuk shtrin efektin mbi Bashen"
"Ne lidhje me ceshtjen ndaj ministrit te Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, Prokuroria e Pergjithshme si ne te gjithe aktivitetin e saj mbeshtetet mbi faktet qe rezultojne nga hetimi dhe mbi dispozitat ligjore ne fuqi dhe nuk ka shkelur ne asnje aspekt ligjin. Pas vendimit te Gjykates se Tiranes, e cila e shfuqizoi vendimin e Prokurorise per zgjatjen e afatit te hetimit, Prokuroria nuk ka kryer asnje veprim hetimor ne lidhje me kete procedim penal, gje qe do te thote se nuk ka ndermarre asnje veprim tjeter qe konsiston ne marrjen e provave qe provojne akuzen.
Ne zbatim te vendimit te mesiperm te gjykates, pavaresisht se ky vendim eshte konsideruar i padrejte nga ana jone dhe eshte apeluar, Prokuroria u detyrua te mos beje veprime hetimore te metejshme, dhe ta perfundoje ceshtjen, duke i mbeshtetur konkluzionet e saj vetem ne provat e marra para dates se vendimit te gjykates.
Edhe pse, per jo juristet eshte pak e veshtire per t'u kuptuar ne veshtrimin e pare, sepse eshte nje problem specifik juridik, na duhet te shpjegojme se aktet procedurale te formuluara tani nga Prokuroria, sic eshte pushimi i ceshtjes per Armand Telitin dhe Lejla Saracin, plotesimi i akuzes per Andi Tomen dhe ngritjen e akuzes per ish-ministrin e Transporteve, aktualisht ministrin e Jashtem, Lulzim Basha, jane akte procedurale dhe jo veprime hetimore, nepermjet te cilave prokuroria jep konkluzionet e saj per kete ceshtje dhe ushtron ndjekjen penale ne perputhje me funksionet e saj kushtetuese.
Veprimtaria hetimore e prokurorise lidhet me marrjen e provave gjate hetimit per te provuar fajesine ose jo te personave te perfshire ne nje proces penal. Ndersa akti i njoftimit te akuzes, si rasti konkret me zotin Basha, eshte akt procedural, i cili eshte produkt i analizes qe u behet te gjitha provave te vjela dhe te perftura nga veprimet hetimore.
Per me teper vendimi i Gjykates se Tiranes qe shfuqizon zgjatjen e afateve te hetimeve eshte nje vendim qe nuk i shtrin efektet mbi zotin Basha, 1) sepse ai vete nuk kishte bere ankim per zgjatjen e afateve te hetimit, nderkohe qe afati i hetimit lidhet me shenimin e emrit te personit ne regjistrin e veprave penale, pra eshte individual dhe 2) sepse asnje vendim me karakter penal i nje gjykate te zakonshme, si eshte ajo e Shkalles se Pare Tirane, nuk mund te shtrije efektet mbi zotin Lulzim Basha, pasi ai eshte deputet i Kuvendit te Shqiperise, dhe kompetencen per te vendosur per nje procedim penal lidhur me te e ka vetem Gjykata e Larte.
Ne konkluzion te te gjitha argumenteve te mesiperme, Prokuroria e Pergjithshme eshte e bindur se po ekzekuton funksionet e saj kushtetuese per ushtrimin e ndjekjes penale duke u mbeshtetur vetem ne ligj dhe rezultatet e hetimit", reagoi dje Prokuroria e Pergjithshme.