Polican, kreu i bashkise kerkon siguracion

“Kryeministrin e ka informacionin e duhur dhe eshte e pajustifikueshme qe kerkon te hedhe ne ere depo te tilla duke bere rolin e neglizhentit”, u shpreh kryetari i bashkise ne Polican, Adriatik Zotka.
Kryebashkiaku ben me fajesi kreret e Ministrise se Mbrojtjes te cilet nuk kane nderhyre ne kohen e duhur per shkaterrimin e ketyre lendeve te rrezikshme, qe ndodhen vetem 500 metra nga banesat e qytetareve dhe qe sipas tij jane nje rrezik potencial per jeten e tyre.
“Ministri i Mbrojtjes ka patur dijeni te plote qe brenda afateve duhet te merren masa per keto lende”, sqaron Zotka.
Kryebashkiaku i Policanit deklaroi gjate nje konference per shtyp ne Tirane se, perderisa, sipas Ministrise se Mbrojtjes nuk ka asnje problem shkaterrimi i ketyre lendeve me shperthim, atehere perse kerkohet nje leje bashkiake, kur ne rastet e tjera kjo Ministri ka proceduar pa nje leje te posacme.
Kryebashkiaku hodhi dyshime se leja kerkohet per te mbuluar pergjegjesine nese procesi i shkaterrimit mund te pasohet nga probleme.