Arrestohet në Greqi shqiptari i kërkuar në Itali

Kapet në Korfuz të Greqisë një shqiptar i kërkuar për llogari të drejtësisë italiane, pasi akuzohet për vrasjen e nje muratori maroken në vitin 2007.
Policia italiane në bashkëpunim me atë greke dhe Interpol arriti të prangosë Andrea Markon, me akuzën e vrasjes të një personi, ngjarje që ndodhi më 11 tetor të vitit të kaluar.
Shqiptari tentoi t'i shpëtonte drejtësisë e tani duhet te perballet me akuzen e ngritur ndaj tij në gjykatat italiane.