E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, një muaj burg për pronarin e varkës

Gjykata e Sarandes ka vendosur të dënojë me 30 ditë burg pronarin e varkës me klandestinë që u përmbys të dielën në liqenin e Butrintit.

Gjykata vendosi të lërë një muaj në burg Ahmet Bushin, ndërsa Bashkim Shehajt i është dhënë masa e arrestit burg pa afat.

Dy personat akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Nga tragjedia e së dielës kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa një 17-vjecar rezulton i zhdukur.

Kërkimet për gjetjen e Ndricim Myftarit kane vijuar edhe gjate dites se sotme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›