E Shtunë, 31 Tetor 2026

Butrint, gjendet trupi i 17-vjecarit

Nxirret nga liqeni i Butrinit trupi i 17-vjecarit Ndricim Myftari, u zhdukur prej së dielës ndërsa tentoi bashke më një grup klandestinësh të kalonte ilegalisht në Greqi.

Familjarët identifikuan trupin e të riut në morgun e spitalit të Sarandës. Me gjetjen e kufomës shkon në 5 numri i viktimave të tragjedisë së fundjavës.

Mes të vdekurve ishte një grua e re 22-vjecare dhe fëmija i saj tre muajsh.

Gjatë kërkimeve për Myftarin, polumbarët nxorrën në breg edhe trupat e dy të rinjve të tjerë nga Fieri.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›