Korce, nis transferimi te burgu i ri

Burg i pozicionuar ne afersi te Drenoves ka nisur nga funksionimi ndersa te paret qe kane mberritur kane qene te denuarit qe mbaheshin ne dhomat e paraburgimit ne Korce, nderkohe qe pak dite me pare jane transferuar edhe te burgosur nga burgu i Peqinit te denuar per Krime te Renda.
"Burgu eshte brenda standarteve dhe ambientet jane teresisht ndryshe nga ndertesa e vjeter. Ka dhoma per 350 te denuar, kryesisht 4 vete ndajne te njejten hapsire, ndersa per sigurine e larte jane krijuar hapesira per dy persona", u shpreh drejtori i burgut, Petrit Bazelli.
Te burgosurit do te perfitojne edhe nga sherbimi mjeksor dhe trajtimi nepermjet psikologeve. Burgu ka nje siperfaqe prej 4 hektaresh dhe do t'i jape fund problemeve me mbipopullimin ne qeli te te denuarve.
Ne te planifikohet te kete edhe nje pavion te vecante per sherbimin mjeksor ku ne kete spital te tyre do te angazhohen 13 mjeke