E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poliçan, roja vret shefin teknik të uzinës, më pas vetëvritet

Ngjarja ndodhi në repartin e uzinës së armëve në Poliçan mëngjesin e sotëm, ku ka humbur jetën shtetasi Vladimir Guri.

Ai është qëlluar për vdekje nga roja i repartit, Gëzim Dervishi, i cili pas krimit të bërë, ka qëlluar më pas veten.

Policia bëri të ditur paraprakisht se krimi ka ndodhur pas një sherri midis autorit dhe viktimës, pasi roja dyshonte se i ngacmonte bashkëshorten. Forcat e rendit shkuan në vendngjarje ku nisën hetimet për të zbardhur rrethanat. /Start/

                                                                                             2012-08-06 10:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›