E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policet Duhet te kemi nje siguracion per jeten


TIRAN- Vetevrasja e inspektorit te policise Beqir Dauti dy dite me pare ka rihapur edhe nje here problemin me sigurimin e jetes dhe te shendetit te uniformave blu. Dauti dyshohet se qelloi veten me nje plumb ne zemer pasi mesoi se vuante nga nje semundje e padurueshme. Ky rast eshte cilesuar nga kreu i sindikates se policise Sadetin Fishta si tregues qe gjendja aktuale e strukturave dhe e personelit te Policise se Shtetit nuk eshte e mire piskologjikisht dhe se ka probleme te ngarkeses fizike te cilat nuk mund te shlyhen vetem me shperblime financiare.

Uniformat blu kerkojne qe te kene polica sigurimi ose te caktohet nje fond i vecante per kurimin e tyre ne rast problemesh. Fishta tha dje per Shekullin se rasti i efektivit te policise se komisariatit nr.3 nuk eshte rast i shkeputur por tregon se aktualisht punonjesit e policise ndodhen perballe presioneve te formave te ndryshme psikologjike dhe sociale qe nisin me kryerjen e detyres perballe eproreve te tyre perballe komunitetit si dhe perballjen e tyre te shpeshte me perfaqesues te krimit.


Kryesindikalisti i Policise tha se rasti tregon se efektivet e Policise kane nevoje ne menyre te padiskutueshme per pershpejtimin e nenshkrimit te kontrates se primit te sigurimit te jetes per cdo punonjes policie per sigurimin e jetes dhe deshperblimin e familjes se cdo punonjesi policie nese ky i fundit humbet jeten ne krye te detyres per shkak te detyres apo edhe ne raste te tjera aksidentale apo nga semundje te pasherueshme deri ne raste si ai i dy diteve me pare.


Ne si Sindikate kemi nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi me nje kompani sigurimesh ne vend qe prej disa muajsh por per shkak te problemeve qe ka kaluar vendi keto muaj si dhe situates ku Policia ka qene e angazhuar nuk kemi mundur te kontaktojme me te gjithe efektivet e Policise per nenshkrimine kontrates- shpjegon Fishta.


Aktualisht jane 7800 efektive policie perfshire edhe drejtuesit e Policise per te cilet eshte e nevojshme nenshkrimi i nje kontrate te tille te sigurimit te jetes qe familjet e punonjesve te policise te mos gjenden perballe te papriturave per mundesine e sigurimit te mjekimit e trajtimit shendetesor per te afeermit e tyre ne rast fatkqesish- thote Fishta. Ai sqaroi se qe prej kohes se nenshkrimit te marreveshjes me kompanine e sigurimeve eshte arritur te nenshkruhet deklarimi me 1500 efektive policie. Minimalisht kerkohet qe pese mije efektive te kene nenshkruar nje prim sigurimi e cila te merret per siper nga kompania e cila ka nenshkruar marreveshjen me Sindikaten e Policise.


fare jane kontratat
Kontrata e Sigurimit te jetes per punonjesit e Policise ka tre opsione ne baze te marreveshjes se nenshkruar mes Sindikates dhe nje kompanie qe vepron ne kete fushe. Sipas kreut te Sindiaktes jane opsionet e pagesave me 300 500 dhe 700 leke ne muaj te cilat parashikojne si zhdemtim maksimal tre milione leke te reja pese milione dhe shtate milione leke. Pagesat e demshperblimeve sipas kontrates se nenshkruar nga Sindikata qe do jene te reflektuara edhe ne primin e sigurimit nisin nga demtimet me te vogal ne pune dhe per shkak te punes e deri tek rasti ekstrem i humbjes se jetes.


300- 700 leke te reja ne muaj parashikohet te jete primi i sigurimit te jetes per nje punonjes policie bazuar ne kontraten e nenshkruar nga nje kompani sigurimesh qe operon ne tregun shqiptar.


7 milione leke te reja parashikohet te jete pagesa maksimale nga kompanie e sigurimeve qe ka pranuar te bleje rriskun e punonjesve te policise duke nisur nga demtimet me minimale e deri tek humbja e jetes.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›