Policët, Withers mesazh Nishanit e Berishës

Ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers II, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani për vrasjen e katër policëve. Withers shkruan: Mësuam me shumë keqardhje vdekjen në krye të detyrës të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj dhe Altin Dizdari. Vdekja e këtyre oficerëve të devotshëm të policisë, gjatë kohës që ata kryenin detyrën e tyre, dëshmon dhe një herë për sfidat e mëdha dhe punën e rrezikshme me të cilën përballen zbatuesit e ligjit". "Unë dhe kolegët e mi ju përcjellim ngushëllime të thella juve dhe të gjithë nënpunësve të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit Shqiptar. Në këtë moment dhimbjeje, lutem përcillni ngushëllimet tona më të thella tek familjet e heronjve të rënë",-përfundon mesazhin e ngushëllimit Ambasadori i SHBA në Tiranë John Withers.
John Withers, i dërgoi edhe Kryeministrit Sali Berisha një mesazh ngushëllimi.Uidhers, shpreh keqardhjen për humbjen e jetës në detyrë të katër oficerëve të Policisë së Shtetit. Në mesazhin e tij, ambasadori Withers shprehet: "Me keqardhje të madhe mësuam për ngjarjen tragjike të së premtes në Durrës dhe rënien në krye të detyrës dhe në shërbim të vendit të tyre e oficerëve të Policisë Fatos Xhani, Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj dhe Altin Dizdari". "Kolegët e mi dhe unë ju shprehim ngushëllimet më të thella juve dhe familjeve të këtyre katër oficerëve trima, të cilët gjatë karrierës së tyrë mbrojtën trimërisht popullin shqiptar", përfundon mesazhi i Uidhers.