Vrasja e policëve, Lutaj: Nishani të dorëhiqet
Vetëm katër ditë pas vrasjes së katër policëve, deputeti i Partisë Socialsite, Pirro Lutaj kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani. Në një komunikim me mediat, z.Lutaj shprehet se mungon trasparenca e plotë nga ana e policisë për çështjen në fjalë dhe drejtuesit e këtij institucioni duhet të mbajnë përgjegjësinë e tyre për një nga dështimet më të mëdha të ditëve të fundit. Sipas Lutaj, duhet një ristrukturim i plotë i strukturave të policisë të cilët në masën më të madhe nuk kanë as arsim policor.
z.Lutaj deklaron se në hapje të sesionit të ri parlamentar do të nxisë grupin e deputetëve socialistë që të kërkojnë një komision hetimor për të gjithë ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me policinë shqiptare përfshirë këtu edhe rastin Xhindi, deputetit socialist të Fierit të vrarë pak muaj më parë.
Sipas Lutajt është për të ardhur keq që një vend anëtar i NATO-s të ketë një polici e cila mposhtet nga krimi i organizuar.