E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, asgjësohen 1076 rrënjë kanabis

Operacioni i Koduar "HIJA E LISIT" asgjësohen 1076 rrënjë bimë kanabis sativa dhe shpall në kërkim pronarin e tyre. Specialistët dhe Agjentët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër kanë zhvilluan një operacion në Tepelenë, në Përroin e Ujit të Vierr. Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur evidentimi i dy parcelave të hapura rishtas ku ishin të kultivuara bimë narkotike Kanabis Sativa të cilët numërohen 1076 dhe varionin nga 1 metër deri në 1.5 metra të larta. Sipas policisë së Gjirokastrës në momentin që është konstatuar parcela, pronari i kësaj pracele nuk ka qenë aty duke bërë shpalljen në kërkim të tij. Ndërkohë, policia e qytetit jugor ka nisur një aksion kohët e fundit për identifikimin dhe asgjesimin e bimës kanabis sativa dhe arrestimin e kultivuesve të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›