Policet e Kosoves dhe familjet e tyre duhet te sigurohen me ligj

Policet ne detyre per mbrojtjen e qytetareve rendit dhe qetesise publike mbrojtjen e pasurise publike dhe individuale ne lufte kunder kriminalitetit rrezikojne edhe jeten e vet e prandaj ata dhe familja e tyre duhet te sigurohen me ligj
Nga Sadri Kabashi
Policia e Kosoves si sherbim i interesit te pergjithshem shoqeror ne mbrojtjen e popullit mban pergjegjesi per ruajtjen e rendit dhe sigurimit publik dhe eshte sherbimi me i respektuar i organeve ekzekutivo-shteterore ne territorin e Republikes se Kosoves.
Policet ne detyre per mbrojtjen e qytetareve rendit dhe qetesise publike mbrojtjen e pasurise publike dhe individuale ne lufte kunder kriminalitetit rrezikojne edhe jeten e vet.
Ballafaqohen edhe me kriminelet e armatosur e te maskuar me maska.
Policet duke kryer detyren rrezikojne edhe jeten e vet duke shpetuar qytetaret nga rreziku i jetes ne fatkeqesite e komunikacionit tentim vetevrasjeve e te tjera fatkeqesive qe ndodhin ne Kosove.
Rasti konkret eshte ai i policeve Afrim Shyti dhe Bekim Zogaj nga stacioni policor i Mitrovices te cilet i kane shpetuar qytetaret prej rrezikut per jeten duke rrezikuar ate te tyren.
Polici i Stacionit Jugor ne Mitrovice ka shpetuar vajzen 30-vjecare te perkatesise etnike serbe nga pjesa veriore e Mitrovices e cila ishte duke kryer aktin e vetevrasjes duke kercyer nga ura ne lumin Iber polici eshte hedhur ne lume dhe e ka shpetuar vajzen dhe i ka dhene ndihmen e pare deri sa ka arritur ndihma e shpejte e stacionit shendetesor.
Ne kryerjen e detyrave per sigurimin e rendit qetesise publike sigurimin e komunikacionit luften kunder kriminalitetit etj ne territorin e Kosoves pas lufte kane humbur jeten 11 police.
Rasti tragjik ne Kosove eshte vrasja e policeve Isuf Haklaj nga Isniqi i Decanit vrasja e Sabahate Tolaj dhe plagosja e rende e Hysen Lataj te dy nga Raushiqi i Pejes.
Keta police se pari kane pasur kercenime telefonike dhe pastaj jane vra sepse kane punuar ne sherbimin hetues te Policise se Kosoves.
Policet e as familjaret e tyre nuk gezojne kurrfare mbrojtje ligjore pensionin invalidor invalidor-familjar mbrojtjen shendetesore e as kurrfare shperblimi material.
Te vetmet ndihma materiale ndaj policeve te lenduar dhe familjeve te atyre qe e kane humbur jeten ne detyre jane ndihmat financiare te kolegeve te cilat ne baze vullnetare policet i ndajne nga te ardhurat e tyre personale.
Deri ne vitin 1990 policet qe kane pesuar demtime ne detyre ne Kosove ata dhe familjet e tyre pervec te drejtave per sigurimin shendetesor pensionit invalidor e kane gezuar te drejten e invalidit ushtarak si dhe invalidit familjar per te gjithe anetaret e familjes. Keto te drejta kane qene te siguruara me ligjin federativ te ish-Jugosllavise dhe ligjit te krahines autonome te Kosoves.
Per sigurimin e policise dhe familjeve te tyre ne rast lendimi dhe humbjen e jetes ne kryerjen e detyrave ishte dashur qe qeveria e Kosoves dhe parlamenti ta aprovojne ligjin per sigurimin invalidor te Policise ushtareve te Forces se Sigurise se Kosoves dhe per inspektoret-zyrtaret e Agjencise Kosovare per Zbulim-Informim.
Per ata oficere te Policise se Kosoves ushtaret e FSK-se e qytetare tjere te cilet per shpetimin e jetes se qytetareve ishte dashur te shperblehen edhe materialisht nga organet shteterore Kryetari i Komunes Ministri i Puneve te Brendshme Kryeministri dhe Kryeparlamentari i Republikes se Kosoves.
Shkrim i mberritur nga Prishtina autori nje jurist i diplomuar
Lajme te ngjashmeShisnin telefona policia ndalon 4 persona ne KorceKuvendi miraton rezoluten pa opozitenBasha Me shume gra ne polici dhe pushtet vendor Michael Daxner Nuk mund te vendosen lidhje kaq te thjeshta midis fese ideologjise Kosoves dhe atentatitMyftiu i Kosoves Asgje nuk na ndan me SHBA-te LidhjeKosova ligj policia ruajtja