E Diel, 1 Nëntor 2026

KMDLNj institucioneve ne Kosove Ndergjegjsohuni per krimet

Foto ilustruese

Prishtine 10 mars 2011 NOA 8211 Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave e te Lirive te Njeriut ne Kosove i ka drejtuar sot nje leter te hapur Qeverise se Kosoves ICO-s EULEX-it dhe Shoqerise Civile te ndergjegjsohen lidhur me ngjarjet e ndodhura ne Kosove si vrasja e adoleshentit Leutrim Musliu apo edhe Shefko Sallkovicit te cilat sipas KMDLNj deshmon per brishtesine e institucioneve te Kosoves per tiu pergjiur rreptesisht ketyre krimeve. Vrasja e ketyre diteve e 13-vjecarit Leutrim Musliu nga fshati Uglar i Gjilanit dhe vrasja e Shefko Sallkovicit ne fshatin Postenje te Leposavicit  deshmuan brishtesine e institucioneve qe merren me sigurine dhe rendin ne Kosove. Keto vrasje gjithashtu deshmuan ekzistimin e standardeve te dyfishta kur kemi te bejme me reagimet publike te institucioneve vendore e sidomos nderkombetare si dhe shoqerise civile thuhet ne deklaraten e KMDLNj.

Sipas KMDLNj sidomos ne keto dy raste Institucionet e Kosoves ICO EULEX dhe Shoqeria Civile kane qene nen standardin minimal moral te domosdoshem per reagimet ndaj ketyre krimeve tejet te shemtuara e te renda.

Me tej mund te lexoni letren e plote qe Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave e te Lirive te Njeriut ne Kosove i drejtoi Qeverise se Kosoves ICO-s EULEX-it dhe Shoqerise Civile.

Te nderuar

Reagimi publik eshte nje nga format e komunikimit per te terhequr vemendjen per problemet e caktuara shoqerore. Gjithashtu reagimet publike jane shenje  e angazhimit dhe pergjegjesise publike te institucioneve grupeve shoqerore dhe individeve me influence.

Duke shfrytezuar manipuluar rrethanat politike dhe emocionale reagimet publike jane perdorur me te madhe si mjet presioni per publikun dhe institucionet. Nje gje e tille ka ndodhur ne Kosove sidomos pas perfundimit te luftes.

Jemi deshmitare kur ne reagimet publike te mekanizmave brenda dhe jashte Kosoves per ngjarjet e ndodhura ne Kosove eshte bere presion mbi qytetaret e saj duke i kercenuar apo shantazhuar ata qofte ne menyre publike qofte edhe te sofistikuar. Kishte edhe shume raste kur aludohej ne pergjegjesi kolektive ndonese pergjegjesia eshte ekskluzivisht personale.

Ne shume raste reagimet publike beheshin nga qendra institucionale pastaj mbeshteteshin nga  guvernatori nderkombetar zyrat dhe ambasadat e huaja Brukseli Uashingtoni e deri te Ban ki Muni Sekretar i Pergjithshem i OKB-se. Keto reagime te mbeshtetura nga qendrat e vendosjes nderkombetare e kishin efektin neutralizues ndaj cdo mendimi dhe qendrimi ndryshe pavaresisht fakteve.

Kosova eshte nje shembull i mire studimi ku nuk ka njetrajtshmeri ne reagimet publike karshi ngjarjeve me rendesi per publikun.

Ne pergjithesi ne institucionet vendore dhe nderkombetare dhe grupet e shoqerise civile  zbatohen standarde te dyfishta ne vleresimin e ngjarjeve dhe reagimin i cili ne te shumten e rasteve eshte konformist.

Shembuj te qarte te kesaj jane sulmet dhuna dhe  vrasjet qe dyshohet te kene  motive etnike fetare dhe  politike.

Vrasja e ketyre diteve e femiut 13 vjecar Leutrim Musliu nga fshati Uglar i Gjilanit dhe vrasja e Shefko Sallkovicit ne fshatin Postenje te Leposaviqit  deshmuan brishtesine e institucioneve qe merren me sigurine dhe rendin ne Kosove. Keto vrasje gjithashtu deshmuan ekzistimin e standardeve te dyfishta kur kemi te bejme me reagimet publike te institucioneve vendore e sidomos nderkombetare si dhe shoqerise civile.

KMDLNj me keqardhje konstaton se sidomos ne keto dy raste Institucionet e Kosoves ICO EULEX dhe Shoqerise Civile kane qene nen standardin minimal moral te domosdoshem per reagim.

KMDLNj eshte deshmitare e reagimeve shume te zhurmshme te ashpra kercenuese dhe me tendenca te aludimit apo paragjykime te fajesise kur kishim te benin me raste kur si viktima ishin pjesetare te komunitetit serb. Zinxhir i reagimeve fillonte ne Prishtine pastaj sipas nje automatizmi reagonin Beogradi Brukseli dhe Uashingtoni.

Vrasjet qe sipas menyres si jane bere jane ekzekutime klasike te Leutrim Musliu dhe Shefko Sallkovicit si dhe aktet e tjera te dhunes ne veriun e Kosoves jane nje sinjal i qarte per institucionet e Kosoves dhe shoqerine ne pergjithesi. Nderkombetaret nuk cajne fort koken per kete. Keto akte sipas KMDLNj kane si qellim rritjen pasigurise dhe ne vete permbajne mesazhe politike.

Vrasja e Leutrim Musliut eshte krim qe do te duhej te prekte ndergjegjen e cdo njeriu pavaresisht perkatesise kombetare fetare racore etj. Ky krim per te cilin ka dyshime te bazuara se e kane kryer serbet e fshatit Pasjan eshte injoruar plotesisht nga nderkombetaret. Institucionet e Kosoves kane reaguar disa zyrtarisht disa per marketing politik dhe disa me nje vonese te pafalshme.

Ky krim shume i denueshem dhe i tmerrshem eshte relativizuar per shkak te bisedimeve dhe varri i Leutrimit eshte perpjekur te mbulohet me kurorat e buzeqeshjeve te Borko Stefanovicit dhe Edita Tahirit Dhe me cinizmin dhe injorancen e Piter Fejthit.

Me heshtjen e Marrnakut Sparksit dhe Dellit te cilet reagonin fuqishem nese thyhej vetem nje dritare ne shtepine e nje serbi apo nderkombetari Shpenzuesit me te medhenj te qirinjve ne Kosove nje pjese e shoqerise civile per raste shume me banale e mbushnin hapesiren para Teatrit Kombetar ne Prishtine me qirinj te ndezur ne emer te solidarizimit me viktimat anekend botes dhe gjykimit te krimit kesaj radhe nuk e pane te arsyeshme ta ndezin edhe nje qiri te vetem per Leutrim Musliun femijen 13 vjecar qe u ekzekutua nga kriminelet ne kohen kur ishte i detyruar qe per shkak te kushteve te veshtira materiale te bente pune qe jane te ndaluara per moshen e tij

Ne Kosove te drejtat e njeriut zbatohen sipas perkatesise etnike e jo sipas standardeve nderkombetare. Edhe ata qe kane bere krime trajtohen ne baze te perkatesise etnike e jo ne baze te pergjegjesise ligjore. Ne te njejten menyre trajtohen edhe viktimat. Thenia se ne Kosove te gjithe jane te barabarte para ligjit eshte thjeshte slogan mashtrues. Rasti i Leutrim Musliut eshte argumenti me bindes per kete. Si dhe qendrimi i bashkesise nderkombetare nje pjese te institucioneve te Kosoves e sidomos i shoqerise civile

mit/NOA

Lajme te ngjashmeKMDLNJ denon vrasjen e 14-vjecarit nga GjilaniKMDLNj Vrasja e Leutrim Musliut me motive etnike MPJ marreveshje me OJF-te per tezat e diplomacise Dialogu Prishtine-Beograd Berisha Kapitull i ri ne rajonNegociata per integrimin e Serbise LidhjeEULEX-it fshati Uglar i Gjilanit ICO-s Institucionet e Kosoves KMDLNJ krim leter te hapur Leutrim Musliu pergjegjesise ligjore perkatesise etnike Postenje te Leposavicit qeveria e Kosoves reagime publike serbet Shefko Sallkovicit shoqerise civile varri i Leutrimit vrasja

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›