E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU Qeveritaret na kane premtuar zgjidhje

Shoqata ameria PDIU dhe Kreshnik Spahiu denojne kthimin e cameve ne kufij

Shoqata atdhetare ameria Klubi i Patrioteve te Rinj te Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet si dhe nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu reaguan ashper ndaj rasteve te fundit te kthimit te qytetareve shqiptare ne kufirin me amerine. Kryetari i shoqates ameria Ardian Tana edhe ne emer te Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet permes nje deklarate per shtyp theksoi se ditet e fundit kane ndodhur dy raste te tjera te ndalimit ne kufi dhe nisur nga kjo situate Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet ka informuar ambasadat e te gjitha vendeve anetare te zones Shengen si edhe komisionerin Fyle dhe presidentin e Komisionit Europian Barroso. Po keshtu Adrian Tana theksoi se PDIU-ja ka marre kontakte edhe me ministrat perkates per kete ceshtje ne qeverine shqiptare si ai i Brendshmi Bujar Nishani dhe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ku eshte kerkuar zgjidhja e menjehershme e ketij problemi. PDIU ka kontaktuar ditet e fundit ministrin e Brendshem z. Bujar Nishani dhe ministrin e Jashtem z. Edmond Haxhinasto dhe ka kerkuar zgjidhjen e ketij problemi ne menyre te menjehershme dhe te efektshme duke tejkaluar ate qe pala greke pretendon te jete toponim i papranueshem. Ministrat kane premtuar se do te investohen personalisht ne kete problem deri ne zgjidhjen e tij deklaroi ne fjalen e tij Ardian Tana. Sipas tij ne keto kushte PDIU-ja ka ndjekur te gjitha rruget diplomatike dhe politike per zgjidhjen e ceshtjes ne fjale dhe do te vazhdoje te monitoroje nga afer te gjitha procedurat qe do te ndiqen per lejimin e shqiptareve te amerise qe te hyjne ne territorin grek. Me heret per rastin e moslejimit te shtetasit Damin Damini dhe te birit te tij gjyqtar ne rrethin e Shkodres Skender Damini ne kufirin me Greqine u prononcua edhe nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu i cili e konsederoi teper shqetesuese ngjarjen e shkaktuar nga autoritetet greke pasi sipas tij eshte vendosur shenimi se refuzohet me motivacionin se eshte i rrezikshem per rendin publik per te hyre ne territorin grek sepse eshte konsideruar taksist i te atit te vet njeri i padeshiruar ne territorin grek deklaroi Spahiu ne fjalen e tij. Ne keto kushte Spahiu deklaroi se i vetmi krim qe ka kryer i ati i zotit Skender Damini eshte se ka lindur ne fshatin Mazrek i cili ndodhet ne krahinen e amerise. Ne keto kushte Spahiu kerkoi qe per kete ceshtje te prononcohej zyrtarisht Ministria e Jashtme greke duke e konsideruar kete rast si diskriminues. Ne menyre te perseritur ne kufirin grek nuk lejohen te kalojne ata persona te cilet kane lindur ne ameri dhe pala greke nuk e konsideron ekzistencen e kesaj krahine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›