E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policet ne sprove, 10 minuta per te shkuar ne vendngjarje

Artan Cena

Policet do te perballojne nje tjeter sfide ne luften kunder krimit dhe autoreve, ndersa do u duhet te rrisin vigjilencen. Dhjete minuta kohe u eshte lene efektiveve ne te gjithe vendin, qe te ndodhen ne skenen ku ka ndodhur ngjarja, ne te kundert, humbasin vendin e punes. Nje urdher i disa diteve me pare, i firmosur nga drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, thuhet se, "nese efektivet e policise, inspektoret e zonave, apo patrullat nuk shkojne ne vendin ku ka ndodhur ngjarja brenda dhjete minutave te para, pezullohen menjehere nga detyra". Lajmin e bejne te ditur burime zyrtare dhe eshte shperndare ne 12 drejtorite e policive ne qarqe, te cilet jane instruktuar qe te marrin masat e menjehershme per zbatim

Urdhri qe policia te shkoje brenda dhjete minutash ne vendngjarje, i leshuar pak dite me pare, u eshte komunikuar te gjithe efektiveve ne menyre urgjente gjate apelit ditor. Sipas burimeve policore, mesohet se ky rregull i ri nuk eshte pritur shume mire, pasi nese inspektori i zones, apo patrulla, e cila eshte ne turn, per arsye te ndryshme dhe objektive, nuk mund te shkoje atje brenda kohes se caktuar, humbasin vendin e punes. Nese kjo gje nuk realizohet, atehere personat qe ishin ne detyre ne zonen e caktuar, sipas urdhrit do te pezullohen automatikisht, deri ne nje urdher te dyte te dale nga eproret e tyre. Zyrtare te Policise se Shtetit e argumentuan nxjerrjen e urdhrit, "si nje menyre per te rritur efektivitetin ne pune dhe jo per te goditur forcat e rendit apo per t'i penalizuar qellimisht".

Ne te gjithe vendin numri i efektiva te policise eshte 9650, qe jane te shperndare ne 12 drejtori policish ne qarqe. Nderkaq qe, numri me i madh i efektivave blu eshte perqendruar ne kryeqytet, me rreth 1 mije efektive. Mesohet se urdhri eshte i vlefshem kryesisht per zonat urbane, ku dhe efektivet e policise jane me te perqendruar ne numer. Nuk dihet ende nese urdhri perjashton inspektoret e zonave te thella rurale, ku nje punonjes e ka te pamundur te gjendet ne vendngjarje brenda dhjete minutave per shkak te largesise apo te terrenit. Urdhri ka hyre ne fuqi menjehere dhe zbatimi ka qene i tille, ndersa priten rezultatet me ndeshkimet e para te te "pabindurve".

Urdhri I: Ndeshkim per cdo 10 vjedhje

Nje vit me pare ishte nje tjeter urdher i leshuar nga drejtori i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, i cili duke u nisur nga numri i madh i vjedhjeve qe ndodhnin dhe qe nuk ishin te zbardhura, vendosi qe te gjithe inspektoret te mos kishin me shume se dhjete ngjarje te pazbuluara. Urdhri u dha ne vitin 2007, nderkohe qe ishin parashikuar dhe masat qe do merreshin ndaj uniformave blu, te cilat e kalonin kete numer. Kjo gje u vu ne zbatim nderkohe qe numri i vjedhjeve te zbuluara u rrit. Por sipas te dhenave zyrtare te bera te ditura gjate analizave te policise, zbulueshmeria e kesaj vepre penale nuk i kalonte 50 per qind. Nderkohe qe zbulueshmeria e veprave te tjera ishte me e larte. Gjithashtu, numri i vjedhjeve qe ndodhin ne kryeqytet gjate nje dite eshte i konsiderueshem dhe pse nuk ka nje shifer te sakte.

Urdhri II: Inspektoret te flene ne fshatra

Ish-drejtori i Policise se Shtetit, Bajram Ibraj, kishte leshuar nje tjeter urdher, dy vjet me pare, per inspektoret e rendit, urdher i cili u anulua disa muaj me vone, pasi ishte i pazbatueshem. Ne te kerkohej qe te gjithe inspektoret e rendit, qe kishin nen administrim te tyre fshatra, duhet qe nga shtate dite te javes, tre t'i kalonin ne zonat rurale, qe t'i kontrollonin dhe te njihnin me mire, zonat dhe personat problematike. Por ky urdher, pasi doli ne qarkullim e zbatim, u kundershtua nga inspektoret e policise, te cilet deklaruan se kjo gje ishte e pamundur, pasi mungonte logjistika, qe nje efektiv policie te rrinte tre dite ne te gjitha fshatrat qe perfshinte zona e tij. Per shkak te ankesave dhe nga moszbatimi ky urdher pak kohe pasi doli, u anulua duke sjelle qe puna e inspektoreve te rendit te vazhdonte si me pare.

Policieve s'u lejohet largimi me deshire

Efektivet e policise jane te privuar nga e drejta per t'u larguar me deshire nga radhet e Policise se Shtetit, pasi humbasin te drejten e pensionit te parakohshem, ose u cilesohet si nje "dezertim". Me teper kete rregullore e vuajne efektivet e rinj te patrullave apo sherbimeve te rendit, qe tashme do u duhet te zbatojne edhe urdhrin per te shkuar ne vendngjarje brenda 10 minutave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›