Liri Berisha ndihmon minatoret e Bulqizes
Per te treten here ne harkun kohor te pak muajve, fondacioni "Femijet shqiptare", zbret ne qytetin verilindor te Bulqizes, ne ndihme familjeve te minatoreve te vrare ne Minieren e Nxjerrjes se Kromit gjate vitit te kaluar. E pranishme ne viziten e dites se djeshme ka qene edhe drejtuesja e fondacionit, njekohesisht bashkeshortja e Kryeministrit, Liri Berisha, e cila eshte takuar me familjet e minatoreve te vrare. "Ne si fondacion kemi ardhur ne qytetin tuaj edhe dy here te tjera, por deshira ime kete here ishte qe t'ju takoja vete personalisht, t'ju ngushelloj per ate qe ju ka ndodhur, te ndaj me ju dhimbjen, si dhe problemet e kerkesat qe ju keni", tha Berisha ne fjalen e saj. Ne bashkebisedim me te pranishmit, ajo theksoi se qellimi i fondacionit dhe i vizites se saj nuk eshte vetem shperndarja e ushqimeve dhe veshmbathjeve, por edhe njohja nga afer me hallet dhe problemet qe kane. "Ata probleme qe i kemi ne ne dore, do t'i zgjidhim vete ne, ndersa te tjerat, do te nderhyjme prane instancave perkatese shteterore per te marre zgjidhjen e duhur", shtoi Berisha ne fjalen e saj. Ajo siguroi se ndihma e fondacionit nuk do u mungonte ne asnje moment dhe se hallet qe kishin minatoret duhet t'i shprehnin. Dy ishin dhe problemet me shqetesuese te minatoreve, pensioni i ulet qe ata marrin, nga 4600, deri ne 7900 leke te reja dhe punesimi i tyre. Kryetari i Bashkise Bulqize, Roland Keta, theksoi se me rendesi per keto familje nuk jane vetem ndihmat, por edhe integrimi i tyre ne shoqeri nepermjet punesimit dhe strehimit. Me pas, Liri Berisha, e shoqeruar nga kreu i maternitetit te Tiranes, Halim Kosova, ka vizituar spitalin e Bulqizes, ku ka dhuruar nje aparat ekografie, per pavijonin e maternitetit, duke premtuar mbeshtetje edhe per prezencen e mjekeve ne kete qytet.
N. Feta
N. Feta