E Diel, 1 Nëntor 2026

Uldedaj akuzon bashkine per “dhune” ndaj biznesit

Nje jave para hyrjes ne fuqi te ligjit te legalizimeve, Dhoma e Tregtise dhe Industrise ka akuzuar Bashkine e Tirane se po ben nje lufte selektive ndaj pasurive ende te pa legalizuara te disa bizneseve ne Tirane. “Ditet e fundit jemi perballur me nje fakt shqetesues, qe ka te beje me goditjen, sipas pikepamjes tone, selektive qe i behet nje prej bizneseve me te vjetra te Tiranes nga bashkia e kryeqytetit”, tha dje gjate nje konference per medien, kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise ne Tirane, Gjoke Uldedaj. Te nderhysh per te shkaterruar nje prone, vetem nje jave perpara hyrjes ne fuqi te ligjit, qe e formalizon ate, mund te jete e ligjshme, por nuk eshte e moralshme, shtoi ai. Ajo cfare e ben shume shqetesuese dhe te pakuptimte kete nderhyrje, eshte fakti qe ajo vjen vetem nje jave para se te hyje ne fuqi ligji i ri per legalizimet. Ky ligj ka si objektiv te legalizoje, pra te formalizoje ate kapital qe, ndonese eshte real, eshte nga ana tjeter edhe informal dhe per kete arsye jashte tregut te qarkullimit te vlerave. Ky ligj do te riktheje ne treg nje kapital me vlere rreth 10 miliarde euro kane qene deri me sot nje prone e fjetur e ketij vendi. Ky proces pritet t’i jape shtetit nje perfitim prej rreth 700 milione eurosh, rreth 80 per qind e te cilave do te perdoren per kompensime te pronareve dhe 20 per qind per te nxitur zhvillimin urban, tha Uldedaj. “Me kete rast deshiroj t’u kujtoj te gjitheve se biznesi duhet pare ashtu si eshte, si nje partner i afert dhe si motori i vertete i ekonomise se ketij vendi”, shtoi ai. Biznesi kontribuon me 85 per qind te GDP-se dhe puneson rreth 80 per qind te fuqise punetore. Gjate ketyre 18 viteve, ne qeme nxites dhe bashkepunues per te gjitha reformat qe i kane kontribuar rritjes dhe konsolidimit te shtetit. “Kemi perkrahur cdo iniciative, qe edhe pse ajo mund te kete renduar mbi sipermarrjen tone, pasi pertej kesaj kemi pare nje interes te perbashket per arritjen e standardeve nderkombetare”, tha shefi i organizates me te madhe te biznesit. Sipas tij, i gjithe ky risk qe sipermarrja private ka perballuar ne keto 18 vite nuk ka kuptim dhe as moral qe te kthehet ne sulm per ta. Kjo per faktin e thjeshte se, interesat e biznesit shkojne pertej perkatesive politike dhe si te tilla nuk duhet as te perzihen e as te behen pre e lojerave te saj. Per kete arsye, Dhoma e Tregtise ka marre nje sere iniciativash ne kuadrin e permiresimit te vazhdueshem te punes se saj, si dhe ne funksion te sherbimit dhe asistences me te mire ndaj biznesit ka ndermarre nje fushate te evidentimit te problemeve dhe shqetesimeve te tij. Te tilla jane veshtiresite dhe pengesat qe ju krijohen bizneseve per shkak te menyres se si jane konceptuar aktet dhe procedurat, shqetesime qe lidhen me aplikimin abuziv te akteve dhe procedurave, probleme qe lidhen me raportet e biznesit me administraten ne pergjithesi apo me sektore te vecante te saj. Nga ana e tij, vete komuniteti i biznesit eshte i hapur per te diskutuar ne tavolina te rrumbullaketa me perfaqesuesit e institucioneve qendrore e vendore, duke theksuar faktin se, ne rastin konkret, nga Bashkia e Tiranes presim me shume bashkepunim, duke qene se jemi kontribuesit kryesore te buxhetit nepermjet taksave qe ne paguajme, tha Uldedaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›