Policët pyesin mjekun: A ka vdekur ky njeri pa kokë?
Kur policia nxori nga lumi një person pa kokë, ju sigurisht do keni menduar se nuk ka nevojë për një doktor për të konfirmuar që ai ka vdekur. Por këto janë rregullat dhe procedurat. Një mjek u thirr me urgjencë për të deklaruar të vdekur personin. Ka ndodhur kështu në Angli. Mjekja ligjore Shirley Radcliffe ishte në vendngjarje. Edhe pse nuk kishte kokë, ju prapë u desh të thërrisnit një doktor për të vërtetuar që ka vdekur? u tha ajo.
Po zonjë, i tha oficeri, ata janë ekspertët, jo ne.