Lady Gaga rrëzohet sërish në skenë (VIDEO)
Lady Gaga është rrëzuar sërish në skenë. Vetëm pak ditë nga rrëzimi i saj në Houston, këngëtarja është rrëzuar sërish në Atlanta, gjatë një koncerti të saj. Megjithatë, pavarësisht rrëzimit, ajo ka vazhduar që të këndojë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ndoshta këngëtaren e ndjek ndonjë mallkim i vogël, duke qenë se është hera e dytë që rrëzohet në skenë brenda pak javësh.