Britanikët, 2 orë në javë duke parë porno në ueb
Meshkujt britanikë janë të sëmurë nga seksi dhe mesatarisht shohin 2 orë në javë materiale pornografike në ueb. Ndërkohë, femrat britanike shohin vetëm 15 minuta në javë materiale pornografike. Ky është përfundimi i një sondazhi të Bbc Radio One Neësbeat me 1000 të rinj britanikë, të moshës mes 18 dhe 24 vjeç. Sondazhi ka treguar se sa të varur janë britanikët nga seksi. Një në tre nga të anketuarit ka thënë se ka humbur me shumë se një herë takime të rëndësishme, për shkak se ka qenë duke parë porno online. Ata kanë deklaruar se kjo gjë u ka shkaktuar probleme në lidhjet e tyre, madje edhe ndarje. 7 në 10 prej të intervistuarve e kanë pohuar këtë gjë. Ndërkohë, më rëndë nga kjo sëmundje kanë qenë 4% e të intervistuarve, të cilët kalonin plot 10 orë në javë duke parë materiale pornografike në ueb.