Polici Gjergj Mehmeti, shpallet "Deshmor i Atdheut"
Ne ambientet e Shtepise Qendrore te Ushtrise, u zhvilluan dje homazhe ne nder te Deshmorit te Atdheut, Gjergji Mehmeti. Ne kete ceremoni moren pjese perfaqesues te larte te shtetit, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, perfaqesues te kabinetit qeveritar, deputete, drejtues te larte te Ministrise se Brendshme, drejtues te larte te Policise se Shtetit, miq, kolege e familjare. Pas homazheve, kortezhi u drejtua per ne Varrezat e Deshmoreve. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, u shpreh se Gjergj Mehmeti ishte i ri ne moshe, e megjithate, ai me heroizem e trimeri te rralle u perball me krimin dhe e mposhti ate, ai ishte njeri i perkushtuar ndaj detyres dhe jetes se qytetarit dhe flijoi per to. Ai sot merr bekimin e merituar te Vlores, ku u lind, u rrit dhe u edukua, pasi e deshi me gjithe shpirt ate. Ai sot merr bekimin e mbare shqiptareve se sakrifikoi si hero per ta". Deshmori i Atdheut, Gjergji Mehmeti, lindi ne vitin 1957, ne Vlore. Pasi mbaroi Shkollen e Larte te Policise ai u emerua oficer i policise dhe ka punuar ne funksione te ndryshme. Gjate gjithe kohes qe ai sherbeu ne strukturat e policise eshte dalluar per kryerjen e detyrave me pergjegjesi te larte, duke sherbyer me devotshmeri dhe me perkushtim per mbrojtjen e rendit dhe te sigurise publike dhe te qytetareve, duke zbatuar me korrektesi ligjin, duke dhene dhe jeten ne krye te detyres me dt. 4 mars te vitit 1997 ne moshen 40-vjecare, ne Qafe- Gjashte, Sarande. Me date 4 korrik 2003, me dekret te Presidentit te Republikes se Shqiperise, ai u shpall "Deshmor i Atdheut".