Kashari, hetimet ne fazen e dyte
Artan Cena
Hetimet ne lidhje me abuzimet me pronat e banoreve te fshatit Kashar, pak kilometra larg Tiranes, kane hyre ne nje faze te dyte, duke bere qe te hetimet te nisin dhe nje here nga fillimi per te evidentuar plotesisht mbivendosjet. Burime nga grupi hetimor per kete ceshtje, kane bere te ditur per gazeten, se denoncimet ndaj personave jane shtuar ditet e fundit, duke sjelle dhe nje here fillimin e hetimeve, duke e futur kete dosje ne nje faze te dyte, per te percaktuar sasine e plote te siperfaqeve qe eshte mbivendosur nga ish- drejtuesit e komunes se Kasharit. Sipas te dhenave, abuzimet me pronat ne Kashar kane cuar policine te nise mbledhjen e fakteve per mbivendosjet e me shume se 10 mije metrave katrore toke ne kete zone. Hetimet kane nisur pas denoncimeve te disa banoreve te zones se Kasharit, te cilet pretendojne se me ane te falsifikimit te dokumenteve jane kryer mbivendosje. Megjithese dosja ne ngarkim te 8 ish-funksionareve te Kasharit eshte dorezuar ne gjykate dhe pritet vetem nisja e shqyrtimit gjyqesor, pronaret e prekur denoncojne ende raste te reja.
Denoncimet e bera nga pronaret e tokave ne Kashar kane vene dhe per se dyti ne levizje policine e kryeqytetit. Burime nga akuza kane bere te ditur se kane filluar hetimet dhe per 1 hektar toke ne kete zone, ne te cilen dyshohet se jane kryer mbivendosje. Megjithese kane kaluar plot gjashte muaj prej dites kur jane vene ne pranga 3 ish-kryetare te kesaj komune, ende ne polici mberrijne kallezime, ku pretendohet per grabitje te prones me ane te falsifikimit te dokumenteve. Te njejtat burime pohojne se denoncuesit nga Kashari pretendojne se per te njejten siperfaqe toke jane pajisur me certifikate pronesie disa persona. Hetimet e policise pritet te hedhin drite mbi pretendimet e pronareve ne Kashar,
Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet 8 muaj me pare per 150 mije m2 toke, te cilat arrinin vleren prej 150 milione leke. Nderkohe qe burimet nuk perjashtojne mundesite per nje siperfaqe toke edhe me te madhe. Ne lidhje me abuzimet me tokat jane vene ne pranga krere dhe ish-krere te kesaj komune. Te pandehurit jane Alfred Sulaj, 33 vjec, ish-kryetari i komunes Kashar, Naim Karaj, 45 vjec dhe Faik Fejza, 56 vjec, ish-kryetaret e kesaj komune, per periudhen 2000-2003 dhe 2003-2007, Islam Shera, 65 vjec, ish- kryeplaku i kesaj komune, Shefqet Alikaj, 51 vjec, pergjegjesi i zyres se Kadastres, Ismail Sulaj, 42 vjec dhe Xhevahir Hyka, 43 vjec, banues ne Kashar, si dhe Bardhyl Kamberi, Ismail Bakalli dhe Ruhi Valiasi. Ata akuzohen per "korrupsion pasiv nga te zgjedhurit vendore", "shperdorim detyre", "falsifikim te dokumenteve" dhe "mashtrim ne bashkepunim". Mesohet se te gjithe keta persona dyshohet se, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane falsifikuar dokumentet e ndarjes se tokes dhe perfituar vete gjithashtu siperfaqe nepermjet firmave qe kane hedhur. Sipas hetimeve, personat qe kane perfituar padrejtesisht toke rezultojne te aferm, familjare ose miq te te arrestuarve te operacionit "Kashari 2".
Shkarkimi i kryetarit
Alfred Sulaj, i zgjedhuri i fundit ne krye te komunes se Kasharit, ka vazhduar ne te njejten linje me paraardhesit e tij abuzimet me tokat ne kete zone periferike te Tiranes. Uzurpimi masiv i tokave ne kete komune ka filluar ne vitin 2000, ne kohen qe kryetar komune ishte i pandehuri tjeter, Naim Karaj, ka vazhduar gjate kohes se Faik Fejzos dhe eshte mbyllur ne drejtimin e Sulajt, i cili u arrestua me dy akuza ne shpine. Sipas vendimit te djeshem te qeverise, akuzat e ngritura kunder tij, si dhe masa e sigurise "arrest me burg" jane te mjaftueshme per shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit te komunes se Kasharit.
Skandali me tokat
Skandali i abuzimit me tokat eshte "shtrire" ne 178 mije metra katrore ne zonen e Kasharit. Ne kete perfundim ka arritur Task-Forca e Prokurorise se Tiranes, e cila pak dite me pare ka mbyllur hetimet per kryekomunaret e arrestuar dhe i ka dorezuar dosjen gjykates. Sipas kerkeses per gjykim, qe tashme eshte depozituar prane Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet, prokuroria ka derguar ne banken e te pandehurve 10 shtetas, punonjes te komunes se Kasharit dhe te aferm te ketyre zyrtareve, te cilet kane perfituar rreth 18 hektare toke ne menyre abuzive.