E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seks ne hotel per 4 mije leke

Nje 18-vjecare, nga Laci, eshte kapur ne Tirane, duke prostituuar ne hotel kundrejt 4 mije lekeve te reja per akt. Agjentet e sektorit Antitrafik te kryeqytetit ndaluan ne flagrance, rreth ores 23:00, Sajmira Kalthin, e cila ishte shperngulur nga qyteti i saj per te siguruar mbijetesen me ane te zanatit me te vjeter ne bote. Pasi eshte ndjekur per disa dite me radhe nga policet, vajza eshte kapur ne momentin qe sapo kishte perfunduar pazarin me nje klient dhe ishte ngjitur ne dhomat e hotel "Alpin", ne rrugen "Siri Kodra". Kane qene disa informacione te siguruara ne rruge operative qe kane cuar agjentet deri te 18-vjecarja e vezhguar per nje jave me radhe. Policia ka shoqeruar edhe klientin e vajzes, i cili ka rrefyer se kishte paguar 4 mije leke te reja per nje nate me te rene, ndersa kishin rene dakord per pazarin, ku perfshihej edhe pagesa e hotelit. Me pas, ai eshte lene i lire, ndersa Kalthi eshte ndaluar per vepren penale te "ushtrimit te prostitucionit". Por gjate deshmise se saj, vajza nuk e ka pranuar akuzen e ngritur, duke pretenduar se kishte shkuar thjesht per qejf me te riun. Pas perpilimit, dosja i ka kaluar Prokurorise se Tiranes per hetime te metejshme rreth ngjarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›