E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e autoklaves, shkak per semundjet

Nje pjese e mire e klinikave dentare qe ushtrojne aktivitet ne vendin tone nuk kane ne ambientet e tyre aparature te autoklaves. Kjo e fundit ben te mundur sterilizimin e plote te pajisjeve dentare dhe eshte nje nder pajisjet kryesore per sa i perket sigurise ne parandalimin e perhapjes se infeksioneve dhe semundjeve ngjitese gjate trajtimeve stomatologjike. Inspektimet e ushtruara nga specialistet e sektorit stomatologjik ne MSH, kane treguar se nje pjese e klinikave dentare kane vetem sterilizues me ajer te thate, te cilet nuk mund te bejne pastrimin e veglave ne menyre te plote. Nga inspektimet e kryera ka dale se sidomos klinkat e rre5theve jane me problematike. Keshtu, ka rezultuar se ne qytetet jugore klinikat dentare nuk kane pasur aparaturen e autoklaves. Kjo aparature, eshte nje kusht i domosdoshem per te marre licencen, ndaj rezulton se nje pjese e mire e klinkave jane te palicencuara. "Kur mjetet e punes nuk e kane kryer procesin e plote te sterilizimit, ato nuk mund te perdoren te nje pacient. Ne rast te kundert, jeta e njeriut vihet ne rrezik," thone specialistet. Sipas tyre, Sida dhe Hepatiti B jane dy prej semundjeve qe merren edhe te dentisti, ne rast se ai nuk tregon kujdes ne sterilizim te mjeteve te punes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›