Femijet, sherim ne Vatikan
Se shpejti pritet te filloje zbatimi i marreveshjes se Ministrise tone te Shendetesise me spitalin e Vatikanit, per kurimin e patologjive te femijeve qe nuk kurohen ne vendin tone. Kjo eshte bere e ditur pas takimit qe ministrja Anila Godo zhvilloi me perfaqesues te spitalit "Bambino Gesu", te Vatikanit. Sikurse behet e ditur, ne kete marreveshje parashikohet edhe trajnimi i stafit tone mjekesor, infermieristik, si dhe nje lidhje e konsiderueshme, ne te cilen te shkembehen mendimet midis dy paleve. Kjo do te jete nje asistence e vazhdueshme e ketij spitali dhe stafit mjekesor te tij, qe do t'i behet mjekeve shqiptare. Ketu parashikohet jo vetem trajtimi nga ana mjekesore, por edhe pergatitja e stafit menaxherial te spitaleve tona. Ministrja e Shendetesise, Anila Godo, i kerkoi pales italiane mbeshtetje ne trajtimin e mjekeve dhe stafeve menaxheriale, si edhe garantoi perkushtimin e pales shqiptare ne vazhdimesine e ketij bashkepunimi. Qellimi i kesaj vizite eshte te perfundojme sic duhet kohen dhe modalitetet per fiillimin e dergimeve te pacienteve shqiptare ne kete spital, si edhe per vendosjen e kritereve dhe procedurave te duhura. Ne kete takim, u diskutua per shume probleme te pediatrise dhe trajtime te femijeve me probleme kryesisht onkologjike