Polici "kauboj" tenton te vrase shokun
Korce- Polici i Burgut te Drenoves tenton te vrase shokun pas pijes ne lokalin e fshatit. Ilir Spaho u arrestua mengjesin e djeshem nga koleget e tij ne fshatin Cangoj, pasi kishte tentuar te qellonte me pistoleten e punes ne drejtim te bashkefshatarit te tij Andi H., 30-vjec. Burime zyrtare te policise se Korces konfirmuan dje lajmin per gazeten "KJ" dhe ndalimin e 45-vjecarit. Ka qene ora 03:30 e mengjesit, kur Ilir Spaho, me detyre punonjes policie ne Burgun e Drenoves, dyshohet se i ka vendosur pistoleten ne koke 30 vjecarit, duke e kanosur se do e vriste. Efektivi, se bashku me te demtuarin dhe tre shoke te tjere, kishin filluar prej me shume se gjashte oresh te konsumonin alkool. Dhe vetem para se te perfundonin, mes tyre kane filluar sharjet dhe fyerjet qe i drejtonin njeri-tjetrit. Ndersa kater bashkefshataret e tjere e godisnin me grushte dhe shkelma, polici Spaho nxjerr pistoleten dhe ia vendos ne koke Andi H., duke e kercenuar se "do t'i derdhte gjithe plumbat ne koke nese nuk largohej nga klubi". Por e menjehershme ka qene nderhyrja e te pranishmeve, te cilet bene te mundur shmangien e tragjedise dhe carmatosjen e policit. Spaho akuzohet per "vrasje te mbetur ne tentative".
D. Zisi
D. Zisi