Perleshje me arme mes tre personave, terror ne qytet
Nje konflikt i armatosur ka ndodhur mbremjen e djeshme ne qender te qytetit te Fushe-Arrezit, ku dy familje u perfshin ne nje sherr per motive te dobeta. Te shtena automatiku terrorizuan kalimtaret e shumte rreth ores 18:30, kur rruget ishin te mbushura plot me njerez. Burime zyrtare bene me dije se konflikti ka ndodhur mes dy vellezerve Dede dhe Ndue Prendi dhe Artan Gjinit. Ky i fundit ka zbrazur tre karikatore "Kallashnikovi" ne ajer. Nga shkembimi i zjarrit nuk ka pasur te lenduar, por qyteti eshte zhytur ne nje panik qe ka zgjatur per disa minuta. Gjini ka goditur me leve ne koke Ndue Prendin, duke e plagosur. Menjehere pas ngjarjes autoret jane larguar me shpejtesi, kurse policia e Pukes mundi te mbledhe vetem gezhojat. Pak ore me pas eshte ndaluar edhe i dyshuari Artan Gjini, ndersa akuzat e ngritura jane "tentative vrasjeje", "armembajtje pa leje" dhe "prishje e qetesise publike".