E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontesti i emrit, takohen sot Nimiç dhe Milloshoski

Ndërmjetësi i OKB-së për kontestin e emrit, Metju Nimic sot në Nju Jork do të takohet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski.

Ndërmjetësi Nimic pritet të dëgjojë zyrtarin e lartë të Shkupit lidhur me qasjen e partisë së tyre pas zgjedhjeve parlamentare të 5 qershorit dhe agjendën për të arritur një kompromis të mundshëm.

Milloshoski nga ana tjetër do të ritheksojnë qëndrimin zyrtar se mbështet procesin për zgjidhjen e kontestit të emrit nën ombrellën e OKB-së.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë dje u takua me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon në selinë e Kombeve të Bashkuara. Nga shërbimi për informim i kabinetit të sekretarit Moon u theksua nevoja për zgjidhjen e shpejt të kontestit të emrit, një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›