E Diel, 1 Nëntor 2026

Polici maqedonas guxon të qëllojë dy shqiptarë - përtej incidentit shfaqet konflikti ndëretnik

29-02-2012 / Gazeta 55

Nesër, protesta në Gostivar, vrasja shkakton zemërimin e shqiptarëve


Një incident me armë zjarri ka lënë dje të vrarë dy persona në qytetin e Gostivarit, në Maqedoninë Perëndimore (Iliridë), kur një polic maqedonas ka shtënë me revole kundër dy të rinjve shqiptarë.


Polici nuk ka qenë në detyrë, sipas ministrisë maqedonase të Punëve të Brendshme. Polici 39 vjeçar, Jakim Trifunovski ka lënë të vrarë Besnik Shehapin 26 vjeç dhe Imran Memetin, 30 vjeç, pas një zënke lidhur me një vend-parkimi para banesës së policit. Akte të tilla janë shqetësuese për ekuilibrin e brishtë mes grupeve etnike në këtë republikë.


Protestë në Gostivar


Në Gostivar të enjten do të mbahet marshim protestues në shenjë proteste kundër vrasjes së dy të rinjve shqiptarë, nga ana e një polici maqedonas. Organizatorët përmes një komunikate kanë informuar se marshimi protestues i 1 marsit do të jetë një formë e shprehjes së pakënaqësisë dhe indinjatës kundër vrasjes.

Sipas organizatorëve, marshimi do të nis nga vendi ku është kryer krimi, pranë Gjykatës së Gostivarit dhe do të përfundojë para stacionit policor. Gjithashtu bëhet thirrje për pjesëmarrje masive në ceremoninë e varrimit të dy rinjve në Gostivar. “Pjesëmarrja duhet të jetë sa më masive, dinjitoze dhe paqësore!”, theksuan organizatorët.

Jakim Trifunovski, 39 vjeç, punonjës i policisë në stacionin policor për sigurimin e kufirit shtetëror Mazraça, vrau dy të rinjtë Imran Mehmeti 29 vjeç dhe Besnik Shehapi 26 vjeç, pas një zënke për parkim në lagjen ku po jetonin. /kosovapress

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›