E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici vret kolegun se i ngacmonte bashkeshorten

Një polic është vrarë nga kolegu i tij pas një konflikti personal mes të dyve. Tre plumba janë qëlluar ndaj 41 vjecarit Bashkim Memia, nga punonjësi tjetër i policisë i quajtur Genc Domi. Burime zyrtare bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas pretendimeve të njërit prej policëve se bashkëshortja e tij vazhdimisht shqetësohej nga tjetri. Të dy jetonin pranë njëri-tjetrit dhe duket se njiheshin mjaft mirë, jo vetëm për shkak të profesionit. Policia bëri të mundur arrestimin e autorit, Genc Domi, vetëm pak minuta pas ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të krimit. Pas ngjarjes, Policia e Tiranës bëri të ditur se grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale në vendngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›