E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet rruga per hipotekimin e 365 apartamenteve

Në takimin e kreut të Bashkisë, Lulzim Basha me ndërtuesit është diskutuar procesi i hipotekimit të një numri të madh ambjentesh tregtare, shërbimi apo parkimi të gjitha këto me një sipërfaqe totale prej rreth 70 mijë m2 ndërtim. Bashkia ka gati lejet e përdorimit për 11 objekte, të cilat I hapin rrugën hipotekimit të 365 apartamenteve në Tiranë. Gjithashtu Bashkia ka gati lejet e përdorimit dhe për 25 dosje të tjera, të cilat kanë nevojë vetëm për angazhimin e subjekteve ndërtuese për plotësimin e dokumentacionit të domosdoshëm për pajisjen me këto leje. Plotësimi i dokumenteve i hap rrugë hipotekimit të një numër prej 1 mijë apartamentesh banimi nga 34 dokumente ,që u kërkoheshin subjekteve për marrjen e lejes së përdorimit. Me vendim të kryetarit të bashkisë janë reduktuar 18 prej këtyre dokumenteve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›