Te shtena me arme zjarri ne qytetin e Vlores
Një breshëri të shtënash është dëgjuar në mes të qytetit të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur përballë poliklinikës qendrore, ku një i ri i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një personi tjetër.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një person i veshur me rroba ngjyrë blu ka qëlluar dy herë në drejtim të një tjetri. Ky i fundit është larguar duke u futur në mes të pallateve, ndërsa agresori e ka ndjekur duke qëlluar në drejtim të tij edhe dy herë të tjera.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk është lënduar asnjeri. Zona ku ka ndodhur ngjarja është një zonë mjaft e populluar sidomos në orët e paradites. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.